Kreu demokrat Basha bëri një paralajmërim për konflikt civil, nëse sipas tij policia nuk tërhiqet nga ambientet universitare, aty ku disa studentë janë ngujuar për ta vijuar protestën e tyre.
Edhe pse e kundërshton Ligjin e Arsimit të Lartë, Basha iu referua pikërisht këtij kur tha se po shkelet me prani policore.
“Jemi i vetmi vend në Europë dhe botë ku policia futet në ambientet universitare ku po zhvillonin protestë paqësore studentët. Kërkesat e studentëve janë të drejta. Opozita do mbrojë me të gjitha format të drejtën e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore. Këto shkelje flagrante të ligjit po e shtyjnë vendin drejt një konflikti civil”, tha Basha nga selia blu. /tesheshi.com/