INSTAT ka publikuar shifrat më të fundit të popullsisë në Shqipëri, ku rezulton deri më 1 janar 2016 ajo është e përbërë nga 2.886.026 banorë, duke pësuar një rënie prej 6.276 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2015.
Nga kjo popullsi, 1.461.326 janë meshkuj dhe 1.424.700 janë femra. Ndërsa mosha mesatare është 34.7 vjeç.
Lindjet
Gjatë vitit 2015 numri i lindjeve në Shqipëri ka qenë 33.221, nga të cilët 17.365 ishin meshkuj dhe 15.856 ishin femra. Raporti gjinor në lindje për vitin 2015 ishte 109,5 meshkuj për çdo 100 femra.
Vdekjet
Gjatë vitit 2015 në Shqipëri kanë ndodhur 22.422 vdekje, nga të cilat 11.839 ishin meshkuj dhe 10.583 ishin femra. Shtesa natyrore për vitin e kaluar ka qenë 10.799 persona.
Emigrimi
Në vitin 2015, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 42.922 persona ku 52,6 % e zinin meshkujt.
Imigrimi
Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 25.846 persona. Migracioni neto gjatë vitit të kaluar ka qenë -17.076.
Rrjedhimisht popullsia e Shqipërisë ka pësuar një rënie prej 6.277 personash (10.799 shtesa natyrore -17.076 migracioni neto). /tesheshi.com/