Kylian Mbappe është folur shpesh si talenti më i madh në futbollin botëror, por duke parë shifrat që ka arritur vetëm 20 vjet e 45 ditë, mund të pohohet irshëm se e ardhmja tashmë është bërë e tashme.
Mbappe hapi fazën eliminatore të Ligës së Kampioneve 2019 në një mënyrë të shkëlqyer. Ai ishte motori i fitores ndaj Manchester United, duke qenë edhe shënues.
Përballë United ai shënoi të 14-in gol në Ligën e Kampionëve në 24 ndeshje, duke përfshirë dhe ato në sezonin e kaluar kur luante me Monakon. Në raport me moshën, ai nuk mund të krahasohet për momentin me asnjë prej emrave gjigandë të kohës për sa i përket rezultateve në portë.
Gazetarët e spanjolles Marca kanë nxjerrë statistika nga 13 emra të mëdhenj, të djeshëm e të tanishëm, për t’i krahasuar ato me Mbappe. Sipas analizës së tyre, Mbappe është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve nën moshën 21-vjeçare.
Lionel Messi kishte dy gola në Ligën e Kampionëve kur ishte 20 vjeç, dhe në 24 ndeshjet e para tre më pak se Mbappe. Cristiano Ronaldo ishte ende duke pritur për të shënuar në moshën e tij, dhe pas 24 ndeshjeve kishte vetëm dy gola.
Në mesin e golëshënuesve legjendarë, veçon hollandezi Ruud van Nistelrooy me 18 gola në 24 ndeshje e Pippo Inzaghi shënoi 16 gola. Edinson Cavani shënoi 15 në 24 ndeshjet e para, dhe Neymar dhe Robert Leëandoëski shënuan nga 14-të. /tesheshi.com/
https://youtu.be/TqIeaG-c5ek