Rusia pretendon se pamjet makabre me civile të vdekur në rrugët e Bucha-s janë teatër.
E cilësuar si “Srebrenica nr. 2”, ajo çfarë ka ndodhur në këtë qytet pranë Kievit pas rimarrjes së kontrollit nga ukrainasit, ka qenë lajmi kryesor e vijon të jetë i tillë këto orë, lidhur me frontin e luftës në Ukrainë.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një deklaratë të dielën se ushtria e saj nuk kishte vrarë civilë në Bucha.
“Ndërsa qyteti ishte nën kontrollin e forcave të armatosura ruse, asnjë nga banorët e tij nuk u ekspozua ndaj dhunës”, tha ministria në një deklaratë.
New Srebrenica. The Ukrainian city of Bucha was in the hands of 🇷🇺 animals for several weeks. *Local civillians were being executed arbitrarily*, some with hands tied behind their backs, their bodies scattered in the streets of the city.#RussianWarCrimes pic.twitter.com/outzejdidO
— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 2, 2022
Madje pretendohet se ushtria ruse ka shpërndarë 452 tonë ndihma humanitare për civilët në zonë.
Ministria shtoi se të gjithë banorët ishin “të lirë të largoheshin” nga vendi “në veri”, ndërsa periferitë jugore të qytetit “ishin objektiv i zjarrit ditën dhe natën nga trupat ukrainase”.
Deklarata gjithashtu pretendon se pamjet e trupave në rrugët e qytetit janë “një tjetër shfaqje e regjimit të Kievit për mediat perëndimore”.
Gjithashtu thuhet se të gjitha njësitë ushtarake ruse u tërhoqën nga Bucha më 30 mars, një ditë pasi Rusia njoftoi se do të reduktonte ndjeshëm operacionet e saj në veri të Ukrainës.
Ndërkohë, më i fundit që denoncoi atë çfarë ka ndodhur në Bucha, qe Vladimir Klitschko, kryebashkiaku i Kievit.
“Ja, kjo është ajo që po bën regjimi rus, regjimi i Putinit, ushtria ruse. Ata po vrasin civilë me duart e lidhura pas shpine dhe të qëlluar në kokë,” tha ai.
This is Genocide.#Genocide #FreeUkraine #StandWithUkraine #StopTheWar #Ukraine pic.twitter.com/NfLePlWhIl
— Klitschko (@Klitschko) April 3, 2022
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i quajti gjithashtu gjenocid krimet në Bucha.
“Nënat e ushtarëve rusë duhet ta shohin këtë. Shikoni llojin e qeverisë që keni: vrasës, hajdutë, kasapë…” shkroi ai në Facebook.
Bucha është një qytet, jo shumë larg Kievit, i cili ishte nën pushtimin e ushtrisë ruse.
Pasi rusët u tërhoqën, ushtria ukrainase gjeti ferrin në qytet.
Trupat e pajetë shtriheshin në rrugë, shumë prej tyre të qëlluar, me duar të lidhura pas shpine. Në të njëjtën kohë, CNN konfirmoi ekzistencën e një varri masiv në këtë qytet. /tesheshi.com/