Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/Mbledhja e dy qeverive Tiranë – Prishtinë, shkakton reagime tek serbët dhe analistët politikë

by te Sheshi
24/03/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 7 mins read
A A
SPECIALE/Mbledhja e dy qeverive  Tiranë – Prishtinë, shkakton reagime tek serbët dhe analistët politikë

Me moton “Një Tokë, Një Popull, Një Ëndërr” u zhvillua të hënën në Tiranë, mbledhja e dytë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Mbledhja u drejtua bashkërisht nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se rikthimi në tryezën e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona, zanafilla e së cilës u ngjiz në qytetin e të gjitha zanafillave të historisë shqiptare drejt shtetformimit, në Prizren, ndodh në kohën e duhur. Ai ka thënë se cilido që i njeh objektivat dhe raundet teknike të marrëveshjeve që vijnë sot për nënshkrim, nga krijimi i një hapësire tregtare të përbashkët, tek kontrolli kufitar dhe përndjekja e përbashkët e krimit të organizuar, mund të dëshmojë se në një vit, ne i kemi bashkuar ndjeshëm axhendat tona.

“E vërteta është, se ajo që ndodhi dje në Prizren dhe që po ndodh sot në Tiranë është përmbushje e një urdhërese madhore të kohës; politikbërjes në bazë të realiteteve. Shqiptarët nuk reshtin prej kohësh tanimë, së propozuari dhe ndërtuari ura lidhëse drejt ëndrrës shekullore të rikthimit në shtëpinë e përbashkët europiane. Dje të sfilitur nga segregacioni në territoret fqinje, sot të vetëdijshëm për rolin çelës në rajon, shqiptarët me zemërgjerësi dhe kurajë shtrijnë dorën për mirëkuptim dhe bashkëpunim”, tha Rama, duke shtuar se në rrugëtimin e marrjes së plotë të të drejtave që u përkasin duan ekuilibër dhe jo prishje ekuilibrash. Kërkojnë thjesht atë që ju takon si bashkësi njerëzore në shtetet ku jetojnë, apo po ashtu kërkojnë thjesht çfarë ju kanë njohur si të drejtë të tjerëve në të dyja shtete e tyre, në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai tha se bashkimi i forcave në përforcimin e rolit të së ardhmes mbi politikat e sotme të vendeve të rajonit, është një domosdoshmëri për t’i nxitur konkretisht edhe partnerët europianë, të pranojnë nevojën e integrimit sa më shpejt të Ballkanit, si një projekt strategjik europian, jo si një vazhdë e një procesi burokratik.

shFoto_3

“Kosova dhe Shqipëria kanë në zgjedhur politikbërjen në bazë realitetesh. Realitetin e një toke, të një populli dhe të një ëndrre. Një tokë që për politikbërjen reale është një terren i pakufishëm bashkëpunimi, një hapësirë që i ofrohet çdokujt, një rrugëtim që bëhet çdo ditë e më i përbashkët. Një popull që për politikbërjen mbi realitete është një bashkësi qytetarie dhe qytetarësh, të lirë të qarkullojnë, të shkojnë dhe të vijnë, të ndërveprojnë dhe të sipërmarrin, të begatojnë në paqe dhe në ndërvarësi të plotë. Sa për ëndrrën tonë, bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Europian, politikbërja mbi realitete e ka urtësi dhe frymëzim të saj të përhershëm”, theksoi Rama.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka thënë se ky takim, sikurse edhe ai i pari që u zhvillua në Prizren, dëshmon se dy qeveritë tona po realizojnë ëndrrën e kamotshme të kombit tonë, për bashkëpunim të pa penguar dhe për marrëdhënie speciale dhe vëllazërore ndërmjet nesh.

“Sot jemi këtu në Tiranë, vetëm pak vite pas luftës, ku qindra mijëra shqiptarë të Kosovës 16 vjet më parë ishin dëbuar nga atdheu i tyre dhe kishin gjetur strehë nëpër shtëpitë bujare të Tiranës dhe gjithandej në Shqipëri”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria, nëpërmjet avancimit të marrëdhënieve të përbashkëta, dhe me karakter strategjik, mendoj se i japin kontribut të drejtpërdrejt paqes, sigurisë, dhe  stabilitetit rajonal, dhe në të njëjtën kohë promovojnë evropianizimin e mëtejshëm të rajonit, të Evropës Juglindore.

“Kosova dhe Shqipëria do ta plotësojnë njëra- tjetrën me produkte dhe shërbime. Shembulli më i mirë për këtë është ndërtimi i autostradës energjetike 400 kilovolt, që do të lidh dy shtetet tona,  dhe kjo lidhje energjetike do t’i bëj Kosovën dhe Shqipërinë faktor energjetik në rajon dhe do ta ul varësinë tonë nga importi i energjisë. Ndërkaq, agjencitë tona të mallrave dhe shërbimeve janë në proces të unifikimit, prandaj standardizimet në njërën nga shtete tona, do të vlejnë edhe tek tjetra. Bashkëpunimi në zhvillimin ekonomik ndërkufitar të zonës Has-Tropojë-Gjakovë, do të barazojë kushtet e jetesës në këtë anë, dhe do të përmirësojë infrastrukturën dhe komunikimin ndërmjet njerëzve tanë”, u shpreh Mustafa.

Në këtë mbledhje të dy qeverive u nënshkruan 11 marrëveshje për fusha të ndryshme, e që pritet të jenë në dobi të të dy vendeve.

Serbia i tremben “Shqipërisë së madhe”, kërkojnë nga BE të denoncojë deklaratat e Ramës

Qeveria e Serbisë siç duket e ka përcjellë me vëmendje mbledhjen midis dy qeverive dhe përmbajtjen e saj. Ndërsa deklarata e Kryeministrit Edi Rama se bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë do të realizohet në BE i ka irrituar tej mase serbët.

Ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviç, ka thënë se Serbia nuk mundet dhe nuk do të rresht së kundërshtuari krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe se kësaj ideje duhet t’i kundërvihet edhe Bashkimi Evropian.

24_03_15_8040_Fshoto_211

“Këtë nuk duhet ta fshehin me çfarëdo ambalazhi, pasi për këtë po bëhet fjalë. Ne i bëjmë thirrje BE-së që të kundërshtojë këtë dhe mos të heshtin duke shikuar me dashamirësi. ”, tha Selakoviç për mediat serbe, duke komentuar takimin e djeshëm në Tiranë.

Gjithashtu ka reaguar edhe lideri i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviç, ish-ministri i kabinetit Mustafa, i cili i pati quajtur egërsira nënat e të zhdukurve të rajonit të Gjakovës. Ai ka thënë se deklarata e Ramës është e rrezikshme, ndërsa kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Në Kosovë nuk jetojnë vetëm shqiptarë por edhe një numër i madh i popujve të tjerë që nuk e ndajnë këtë mendim. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë këtë deklaratë të kryeministrit shqiptar”, -thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Mbledhja e përbashkët nxiti reagime të ndryshme edhe tek analistët dhe politikanët         

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha edhe pse kundërshtarë jetik i Edi Ramës ka përshëndetur takimin e dy qeverive në Tiranë dhe nënshkrimin e 11 marrëveshje të bashkëpunimit. Berisha ka thënë se është një akt pozitiv që së bashku me firmosjen meriton përgëzime.

“Takimi në format kabineti qeveritar, një praktikë e përhapur kjo midis vendeve fqinje, është një akt pozitiv që së bashku me firmosjen e marrëveshjeve meriton përgëzime. Duke vlerësuar takimin e sotëm dhe marrëveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e përbashkëta transnacionale si hekurudha Tiranë –Prishtinë, infrastruktura e Alpeve, projektet energjetike, njësimi i ligjeve dhe praktikave në të dy vendet, janë interesi jetik i kombit tonë por dhe rajonit në tërësi”, ka deklaruar Berisha.

Por kjo mbledhje e dy qeverive nga disa analistë në Kosovë është quajtur sa për sy e faqe. Me i zëshmi në këtë aspekt ka qenë Halil Matoshi, i cili ka deklaruar se këto qeveri nuk po merren me hallet e qytetarëve të vetë, por po mbajnë mbledhje këto qeveri nuk po merren me hallet e qytetarëve të vetë, por po mbajnë mbledhje për interesa të brendshme të tyre.

“Derisa, po i përdorin kinse do mbledhje të përbashkëta për nevoja të brendshme (duke mos pas me u dhanë popujve bukë – po u japin lojna, gjeste patriotike, flamuj e turbofolk); në anën tjetër, ni hit i nxetë turbofolk – krejt i kallt kombëtarist – i modelit të Ceces dhe Arkanit, i “ka mbytë” kanalet televizive, andej e këndej kufinit shtetnuer, ku i brohoritet Shqipnisë etnike/Shqipnisë së madhe, e ku valviten flamuj e bahen be t’mdhaja, derisa Shqipnia po vuen e dridhet nen peshen e tritolit, vrasjeve me porosi te politikes dhe ku mbretnon pasiguri totale, kurse Kosova (njerëzit e saj) po zhvendoset neper Serbia, kah Hungaria e manej, neper dynja, tue lyp ni cop bukë. Në anën tjetër, po kësaj Qeverie që ka ngreh fallusin patriotik sot ne Tironë – Qeverisë së Kosovës – i asht diktue nga Ivica Dacici (minister i jashtem serb) qe te mos guxojë me nxjerr kund ni flamur a ni shej t’vetin, si deshmi qe asht shtet. Media kosovare po thot se kushtin e “njeriut t’Sllobes” qe po shitet si “Krajl” serb, Qeveria Mustafa & Thaci e ka pranue!? Prandej mos u besoni perrallave te tyne patriotike-demagogjike qe i thojnë mes Tirone!? E kanë vetem për pushtet të tyne personal, per famë e pare!!!”, ka shkruar Matoshti në profilin e tij në Facebook.

Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë në ambientet e pallatit të “Kongreseve” në Tiranë, ka reaguar edhe PDIU, duke i bërë vërejtje qeverisë shqiptare që ky takim të mos mbetet vetëm në nivel ekzekutivi.

Në një deklaratë për mediat, PDIU shprehet se marrëveshjet në vetë vete janë hap i mirë, por duhen vepra konkrete dhe mekanizma monitorues të realizimit të tyre. “Ka kaluar afro një vit e gjysmë nga fillimi i punës së kësaj qeverie që e shpalli si prioritet institucionalizimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe nuk kemi rritje të ndjeshme të vëllimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat. Serbia vazhdon të mbetet partner kryesor tregtar i Kosovës dhe Maqedonia vazhdon të jetë gjithashtu partner kryesor i dy vendeve tona. Ky realitet i imponuar nga interesa jo thjesht tregtarë duhet të ndryshohet jo thjesht për hir të patriotizmit ekonomik, por dhe për shkak të dobisë së përbashkët”,thuhet në deklaratën e PDIU-së. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Next Post
UEFA, asnjë fjalë për Kosovën

UEFA, asnjë fjalë për Kosovën

A kanë vërtetë lidhje me ISIS-in “djelmoshat” e Lazaratit?! Ja çfarë thonë për ta në fshat…

A kanë vërtetë lidhje me ISIS-in “djelmoshat” e Lazaratit?! Ja çfarë thonë për ta në fshat…

“Peshqit e mëdhenj”/ Ja çfarë u mësoi kryeprokurori kroat kolegëve shqiptarë

“Peshqit e mëdhenj”/ Ja çfarë u mësoi kryeprokurori kroat kolegëve shqiptarë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

Një “rrëmujë” në IA me shkak Holokaustin

19/05/2025
Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

Aviacioni turk: një dënim “për padurim”

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.