Ishte një fluturim rutinë, por përfundoi në katastrofë. Të hënën, bashkëpiloti i “Germanwings”, duket se qëllimisht ka shkaktuar përplasjen e avionit duke i marrë jetën 140 personave në bord. Shanset për të kuptuar arsyet se përse ai e bëri gjë gjë të tillë, janë të pakta.
Pyetja ngulmuese që të gjthë bënë kur dëgjuan për tragjedinë nuk ishte “përse?!”, por “a kanë vuajtur pasagjerët në çastet e fundit të fluturimit?!”. A arritën të dyshonin, apo të përballeshin realisht me frikën e një fundi të tmerrshëm? A kanë qarë, bërtitur, a janë lutur? A ka pasur panik në bord?
Të enjten përgjigjiet e kësaj pyetje u bënë të njohura. Dhe pas këtyre përgjigjeve vjen pyetja “përse?!”. Prokurori francez konkludoi me të shpejtë se nuk bëhej fjalë për një aksident. Ishte një krim. Po përse dikush do të vendoste, befas, të vetëvritej dhe të merrte edhe dhjetra jetë njerëzish të pafajshëm me vete?! Përse ta bënte këtë Andrea Lubitz – 27 vjeçari nga Montabaur që kishte rreth një vit e gjysëm që punonte për kompaninë ajrore?
Eshtë e vështirë të kuptosh arsyen e vërtetë të kësaj tragjedie. Duket se ai vetë nuk kishte ndonjë axhendë të qëllimshme, nuk kishte ndonjë motiv të qartë, apo plan. Kjo deri të enjten, sepse të premten doli që Lubitz ua kishte fshehur punëdhënësve sëmundjen mendore që e shqetësonte. Gjatë kërkimeve që ekspertët bënë në shtëpinë e tij në Dusendorf gjetën një shënim në të cilin tregohej qartë se ai ishte sëmurë dhe merrte mjekime. Por vetëm kaq.
Një narcizist megaloman?
Lubitz përdori të njëjtat armë si edhe autorët e sulmeve të 11 shtatorit 2001, por ndryshe nga ata nuk përcolli asnjë mesazh. Në fakt rasti i tij është më i ngjashëm me atë të kriminelit psikopat norvegjez, Anders Breivik, por ndryshe nga ai nuk la pas ndonjë traktat me shkrim për bindjet e veta politike. Mund ta kishte bërë. Por jo. Mbase sepse ishte thjesht një megaloman narcizist dhe nihilist.
Ai ishte bashkëpiloti i Airbus A320 i fluturimit Barcelonë – Duseldorf. Me të në kabinë ndodhej edhe 34 vjeçari Patrick Sondenheimer, kapiteni. Ishte një fluturim rutinë Lufthansa-s që ka në pronësinë e saj “Germanwing”. Kjo kompani nuk ishte përballur me aksidente që prej 22 vitesh. Pas lajmit të përmbysjes së avionit nisën misionet e kontrollin nga ana e francezëve mbi alpe me shpresën se dikush mund të kishte shpëtuar.
Pa fjalë…
Lajmi i përplasjes u përhap me shpejtësi në Francë, Spanjë dhe Gjermani. Stacionet televizive gjithashtu jepnin informacione pa fund. Askush nuk po kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Vetëm të mërkurën dolën faktet e treja që i dhanë shpjegim gjithçkaje. Piloti kryesor kshte dalë nga kabina për pak çaste dhe në të kthyer e kishte gjetur derën mbyllur. Ishte dëgjuar zëri i tij tek i kërkonte kolegut ta hapte derën dhe më pas u dëgjuan edhe përpjekjet e kapitenit për ta hapur derën me forcë. Me siguri kjo është dëgjuar edhe nga të gjithë pasagjerët në bord dhe këtu duhet të ketë filluar edhe tmerri për ta.
Vetë kapiteni duhet ta ketë kuptuar se situata ishte e pashpresë. Po përse nuk hapej dot dera? Sepse pas sulmeve të 11 shtatorit kabinave të pilotëve u janë bërë disa modifikime për të mbrojtur pilotët nga sulmuesit e mundshëm. Më parë anëtarët e ekupazhit mund të hynin në kabinë duke shtypur një kod që e dinin vetëm ata, por kjo ndryshoi 12 vite më parë.
Gjatë kohës që ka qenë vetëm në kabinë, Lubitz ndryshoi gjthçka. Avioni nisi që të zbresë poshtë me shpejtësi të madhe 1000 metra në minutë. Në këto rrethana ai injoroi gjithçka: ulurimat e kolegut, paralajmërimet në radio për ndryshim të kursit, gjithçka. Ndërkohë ka marë frymë normalisht pa dhënë asnjë shenjë tjetër. Mbase ka qenë duke parë alpet nga larg. Aty nga fundi dëgjohen vetëm disa ulurima që vijnë nga salla e pasagjerëve. Më pas heshtje.
Kush ishte Andrea?
Ai vinte nga një familje e thjeshtë në Montabaur. Kur lajmet dolën të mërkurën dhe nxorrën emrin e tij, një burrë i imët më syze doli nga shtëpia dhe u kërkoi gazetarëve që ta respektonin dhe ta linin në dhimbjen e tij. Djali i këtij burri, Andrea ishte 14 vjeç kur nisi fluturimin. Thuajse çdo fundjavë gjatë verës shkonte në një klub pilotësh.
“Ishte i dashuruar pas lartësive” – thotë shefi i klubit. Sipas tij, ai shpesh bënte 10 fluturime në ditë dhe ishte pjesë e një grupi djemsh dhe vajzash që rrinin bashkë, mësonin bashkë, dilnin e bënin qejf së bashku në fundjavë. Të gjithë e çmomin Andrean dhe e konsideronin një djalë të mbarë. Në 2007 a mori provimet dhe u pranua në shkollën e Lufthansas në Bremen. Për shokët e shkollës ai ishte krejt normal, madje gazmor. Ai madje ishte një djalë që dukej i lumtur, mbante një profil të ulët, një djalë i zakonshëm.
Nëse i hedh një sy të gjitha fotove të së shkuarës dhe dëgjon njerëzit që flasin për të, të lind pyetja: po përse vallë? Asgjë nga e kaluara e tij nuk të jep një përgjigjie. Ata që e kanë njohur, shokë dhe mësues nuk i japin një shpjegim. Ai kurrë nuk kishte dhënë asnjë shenjë depresioni apo tendence vetëvrasëse. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që jeta e dikujt të mos ndryshojë papritur, por për momentin, të paktën, askush nuk i jep shpjegim asaj që ka ndodhur. Ai nuk kishte rekorde kriminale. Ishte krejtësisht i pastër.
Në përfundim të kësaj historie tragjike që lë shumë “pse?” pa përgjigje, mund të thuash se moszgjidhja e këtij misteri është edhe më shqetësuese nga sa mund të ishte fakti që autori mund të ishte një terrorist. Kjo hedh dritë edhe mbi jetën e brendshme të njerëzve të zakonshëm, ata që nga jashtë mund të duken mirë, por së brendshmi mund të jenë në prag të një rrënimi total mendor.
Gjatë jetës së tij Andrea dëgjonte muzikë normale, bënte shaka të zakonëshme, shkruante gjëra të zakonshme. Sipas të gjitha shanseve ishte një djalë normal. Ka shumë mundësi që çmenduria e t’i fshihej diku së brendshmi, në kokën e tij. Madje as e dashura nuk kishte një ide për këtë situatë. Thuhet se ata bashkëjetonin në Duseldorf dhe do të martoheshin. Ajo është mësuese matematike. Tani edhe ajo duket se nuk ka asnjë përgjigje, përveç dhimbjes. /tesheshi.com/
Përgatiti: Dori Daka