Nga Mimoza Golikja
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe monitoroi por nuk gjeti prova që të mbështesnin pretendimet se anijet ruse ishin të angazhuara në një stërvitjet ushtarake. Nuk kishte prova që anijet ishin të angazhuara në ndonjë stërvitje ushtarake të Rusisë. Tre anijet ruse “aktualisht në kanalin anglez nuk janë angazhuar në stërvitje detare”, tha Ministria e Mbrojtjes, e Britanisë së Madhe, në dhjetëditorin e dytë të prillit 2015. Tre anijet ruse u monitoruan përmes Kanalit nga RoyalNavy HMS Argyll. Kalimi i anijeve detare ruse përmes Kanalit Anglez, deri në vitin e fundit konsiderohej si rutinë. Por tensioni perëndim-lindje, si rezultat i krizës së Ukrainës i ka shtuar së tepërmi lundrimet e tilla. Nga ana tjetër, që nga aneksimi rus i Krimesë, forcat e NATO-s kanë rritur stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit rus, veçanërisht në vendet Baltike. Forcat e Armatosura ruse kanë rritur fluturimet në afërsi të hapësirës ajrore britanike.
Madje edhe në nëntor të vitit të kaluar një skuadron detar rus, i udhëhequr nga një shkatërrues, u ankorua në Kanalin Anglez. “Anijet janë aktualisht duke marrë një kurs përmes Kanalit, por ushtrimet do të mbahen më vonë në rajonet veriore të Atlantikut”, tha kreu i shërbimit të shtypit të Flotës Veriore lidhur me këtë ngjarje. Ai gjithashtu mohoi se stërvitjet e ardhshme detare “janë të lidhur në shkallë të gjerë me stërvitjet e NATO-s në veri të Skocisë”.
Udhëheqësit ushtarakë të marinës ruse, vitin e kaluar kanë rritur numrin e patrullave me nëndetëse “që të parandalojnë rreziqe për sigurinë kombëtare”, sipas mediave shtetërore ruse. “Nga janari i vitit 2014 e deri në javët e para te prillit të 2015 intensiteti i patrullimeve nga nëndetëset është rritur me gati 50 për qind në krahasim me 2013”, pohoi kreu i marinës ruse, admiral Cirkov, “kjo është logjike dhe e nevojshme për të garantuar sigurinë e shtetit”. Pas aneksimit të rajonit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia vitin e kaluar, marina ruse ka rritur praninë e saj detare ndërkombëtare. Në nëntorin e vitit të kaluar shefi i Operacioneve Detare të SHBA, admiral Greenert tha se “….ata (rusët) po ndërtojnë fregata të reja, po ndërtojnë shkatërrues të rinj”. Por edhe pse ka shtuar sasinë e patrullave të nëndetëseve nga fillimi i 2014, Rusia këto lëvizje i ka filluar gjatë viteve të fundit. “Edhe pse Moska nuk ka bërë asnjë përpjekje për të fshehur faktin se po planifikon të përshpejtojë operacionet me nëndetëse, guximi i disa patrullave të fundit ilustron një trend shqetësues”, shkroi komandanti i Skuadriljes, Lt Tom Spahn, USNR, në një artikull në qershor të 2013 mbi forcat detare të nëndetëseve ruse, iliustruar me shembuj të kryerjes së operacioneve, të cilat fillonin madje “që nga viti 2012, krahas rritjes së programeve të saj të ndërtimit të nëndetëseve të reja”. Por sipas analistit rus Gorenburg, “Forcat detare ruse po investojnë në një periudhë kohore të ndarë në faza për rikapitalizmin e marinës së saj gjatë 20 viteve të ardhshme”. Sipas burimeve të mediave ruse nëndetëset janë faza e parë, e ndjekur nga anijet më të vogla sipërfaqësore luftarake. Disponueshmëria e anijeve të mëdha luftarake do të ulet në të ardhmen e afërt, por “do të fillojë të rritet në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë”. Gjatë periudhës së menjëhershme post-sovjetike, marina ruse pati rënie në masë të madhe. Pjesa më e madhe e anijeve të saj luftarake ishin të pariparueshme, një numër i madh ishin braktisur dhe përveç kësaj, periudha 1994-2005 pati mungesë financimi. Kur qeveria ruse rifilloi financime të konsiderueshme të prokurimit detar në vitet e fundit, planifikuesit detarë kuptuan se ata nuk mund të rindërtojnë të gjithë kapacitetin e marinës në të njëjtën kohë. Ndërtimi i anijeve varet nga disponueshmëria e financimit.
Aftësitë detare të marinës ruse
Flota Ushtarake Detare e Federatës Ruse, ishte krahu detar i ushtrisë ruse. Marina Ruse është themeluar nga Pjetri i Madh (Peter I) në tetor 1696, e shoqëruar shpesh nga citimi i deklaratës së tij, “Një sundimtar që ka ushtrinë ka një dorë, por ai që ka flotën i ka të dyja duart”. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 çoi në rënie të thellë të marinës ruse. Shpenzimet e mbrojtjes u reduktuan ndjeshëm. Shumë anije ishin braktisur dhe programi i ndërtimit ishte ndaluar në thelb. Industria e ndërtimit të anijeve të Rusisë, raportonte rënie për aftësitë e saj të ndërtimit të hardwareve bashkëkohore efikase. Për shkak të këtyre aftësive detare, Rusia u përbal me një “kolaps të pakthyeshëm”. Në 1995, vetëm dy nëndetëse me raketa mbaheshin në stacion nga Flota e Veriut dhe Paqësorit. Në 2006, marina ruse kishte 50 nëndetëse bërthamore me vetëm 26 operacionale në krahasim me 170 në vitin 1991. Marina planifikoi të zvogëlonte numrin e nëndetëseve në 20, duke përfshirë dhjetë nëndetëset strategjike të raketave dhe dhjetë nëndetëse shumëqëllimshme sulmi, sipas raporteve jozyrtarre. Në shkurt të vitit 2008, marina ruse kishte 44 nëndetëse bërthamore me 24 operacionale. Në 2012, Presidenti Putin njoftoi planin të ndërtonte 51 anije moderne dhe 24 nëndetëse deri në vitin 2020. Programi i riarmatimit i miratuar kohët e fundit ka vendosur zhvillimin e marinës në mënyrë të barabartë me forcat strategjike bërthamore për herë të parë në historinë sovjetike ruse. Ai mbulon periudhën deri në vitin 2015 dhe pritet të zëvendësojë 45 përqind të inventarit të marinës ruse. Në gusht 2014 ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se “aftësitë detare ruse do të rriten me armë të reja dhe pajisje brenda gjashtë viteve të ardhshme në përgjigje të vendosjet së NATO-s në Evropën lindore dhe zhvillimet e fundit në Ukrainë”. Buxheti ushtarak i Rusisë ka qenë i zgjeruar nga 1998 deri 2015, por problemet ekonomike duke përfshirë rënien e mprehtë në çmimin e naftës të thonë se ato do të shkurtohen në vitin 2016 dhe tek marina ruse do të shihen përmirësime modeste deri në fund të dekadës.
Marina ruse posedon shumicën dërrmuese të ish forcave detare sovjetike dhe aktualisht përbëhet nga Flota Veriore, Flota e Paqësit, Flota e Detit të Zi, Flota e Baltikut, Flotilje e Kaspikut, Aviacioni Detar dhe trupat bregdetare, (të përbëra nga trupa të këmbësorisë detare dhe trupa të raketave dhe artilerisë bregdetare). Flota Veriore ka qenë historikisht më e rëndësishmja, por theksi tani është më shumë në Flotën e Paqësorit. Flota Veriore tani përbëhet nga dhjetë njësi të mëdha sipërfaqësore, jo më shumë se shtatë nga të cilat janë në funksion. Ajo ka qenë baza kryesore për nëndetëset e Rusisë. Rreth gjysma e nëndetëseve jo-strategjike janë në detyrë aktive, pjesa tjetër është në faza të ndryshme modernizimi ose riparimi. 40-70% e anijeve dhe nëndetëseve të flotës Veriore nuk janë plotësisht operacionale. Flota e Detit të Zi, ka disa nga anijet më të vjetra në marinë. Ajo është konsideruar thelbësisht e rëndësishme për strategjinë e ardhshme detare ruse. Në mjedisin e ri gjeopolitik në Detin e Zi, mbrojtja bregdetare po bëhet prioritet. Flotilja e Kaspikut nga ana tjetër është parë si e rëndësishme në sigurimin e rajonit jugor të paqëndrueshëm. Por sipas analistëve ndërsa industria nuk ka gjasa të përmbushë objektivat e përcaktuara nga programi aktual i armatimit, ajo ndoshta do të jetë në gjendje të prodhojë 50-70% të armëve dhe pajisjeve të kërkuara në 2020. Rusia ka ndërmend “të rivendosë shtrirje globale të marinës së saj, por duke pasur parasysh kohën e nevojshme të rinovimit të e të ndërtimit, zhvillimit të dizajneve të reja të ndërtimit të anijeve të mëdha, përpjekjet nuk do të nisin plotësisht deri në 2020”. Planet e ndërtimit të anijeve, adresimi i prioriteteve më të menjëhershme, do të rezultojnë në rënien e mëtejshme të aftësive ujore blu. Fokusi aktual i ndërtimit të anijeve është në disa lloje të anijeve të vogla sipërfaqësore projektuar kryesisht për mbrojtjen bregdetare dhe mbrojtjen e korsive detare. Flota Baltike e Rusisë, sipas të dhënave në të bëra publike, përbëhet nga 50 anije të ndryshme. Në pamjen e krizës së Ukrainës dhe marrëdhënieve të Rusisë me NATO-n, Baltiku ka marrë një rëndësi më të madhe ushtarake dhe madje sipas ekspertit të marinës Gorenburg në CNA Corp në Virxhinia, në këtë klimë të tensionimit të lartë, Flota e Baltikut merr një komponent kundër NATO. Kjo duket edhe në rritjen e ushtrimeve detare ruse. Anijet luftarake të Flotës Detare ruse të Baltikut sipas burimeve pritet të sanksionojnë dhe të kryejnë rreth 4000 stërvitje ushtarake në 2015.
Ringjallja e Flotës së Paqësorit të Rusisë
Flota Pacifike ruse, ndonëse e dobësuar rëndë në dy dekadat e fundit, pas Luftës së Ftohtë, mund të bëhet flota më e madhe e Rusisë gjatë dekadës së ardhshme “në njohjen e rritjes së rëndësisë gjeopolitike të rajonit dhe përqendrimin e fuqive detare në rajon”, thekson analisti Gorenburg. Megjithatë, sipas “The diplomat” në në vitin 2015 “do të shohim ndryshim shumë të vogël në sjelljen detare të Rusisë në rajon”. Flota ka vuajtur nga mangësia e investimeve, plakja, si dhe nga nivelet më të ulëta të trajnimit dhe mosmirëmbajtjes. Ndërsa është gjithnjë në kërkim të zgjerimit të ndikimit të saj në lindje, Moska po përpiqet të përkrahë Flotën e Paqësorit si një komponent kyç i planit të përgjithshëm të modernizimit të saj ushtarak. Por megjithatë, është ekonomia e Rusisë ajo që do të detyrojë Moskën të përcaktojë strategjinë e përparësive të shpenzimeve të saj për flotën, si dhe strategjinë e përgjithshme ushtarake. Edhe gjatë Luftës së Ftohtë, Flota Pacifike ruse ka qenë një forcë mbrojtëse, krahasuar me forcat detare fqinje p.sh të Shteteve të Bashkuara ose të Japonisë, madje dinamika e saj ka ardhur duke rënë si pasojë e Luftës së Ftohtë, intensifikimi i së cilës solli përkeqësimin e flotës. Mirëpo strategjia e Rusisë historikisht, është fokusuar në parandalimin e kësaj rënie. Forcat e saj janë të përbëra nga nëndetset bërthamore balistike dhe nëndetëset bërthamore të sulmit, që i bëjnë ato përshatshëm mjaftueshëm të zhvillojnë aksione sulmuese larg nga portet ruse, si dhe të jenë në rolin e luftës anti-nëndetëse afër bregut. Por megjithatë, Moska ka investuar shumë në anijet luftarake të mëdha dhe të vogla sipërfaqësore madje dhe në nëndetëset diesel elektrike, që nga viti 1960. Anijet e vogla sipërfaqësore luftëtarake dhe nëndetëset diesel-elektrike ishin veçanërisht të rëndësishme për të mbrojtur zonat bregdetare ruse gjatë Luftës së Ftohtë. Ato gjithashtu kanë kontribuar në bastionin e strategjisë ruse, që u përpoq të krijojë një zonë mbrojtëse rreth deteve të afërta me Rusinë. Flota e Pacifikut mund të bëhet flota më e madhe e Rusisë gjatë dekadës së ardhshme në njohjen e rritjes së rëndësisë gjeopolitike të rajonit dhe përqendrimin e fuqive detare në rajon. Flota përbëhet nga dhjetë njësi të mëdha sipërfaqësore (nga të cilat gjashtë janë funksionale), katër anije amfibe ulje dhe përafërsisht 34 anije të vogla operative, anijet me raketa dhe minapastruesit.
Konkurrenca për Financimin dhe Implikimet strategjike
Edhe pse Flota Paqësore është dobësuar në mënyrë të ndjeshme, për Rusinë përdorimi i saj dhe konceptimi strategjik i flotës është në thelb i njëjtë. Moska i jep ende jashtëzakonisht përparësi sprapsjes bërthamore dhe misioneve të mbrojtjes bregdetare. Në këtë kontekst strategjik, ambiciet e Rusisë për Flotën e Paqësorit, përballen me disa kufizime, nga të cilat më i madhi është financimi. Sipas ekspertëve, “Rusia pa dyshim do të rrisë investimet financiare në ushtri, por ajo nuk do të jetë në gjendje të financojë të gjitha programet e veta të dëshiruara, sidomos duke pasur parasysh sanksionet e vëna mbi Rusinë dhe çmimet e ulëta të naftës”. Lidhur me Flotën e Pacifikut, ajo po përballet me konkurrencë të ashpër nga ana e katër forcave të tjera të marinës ruse, të cilat kanë planifikuar të marrin anije të reja. Flota e Pacifikut, sipas burimeve thuhet se “mund të përfitojë në këtë garë, por gjithsesi ajo do të jetë e dyta pas Flotës më të rëndësishme Veriore”. Flota e Paqësorit dhe Flota Veriore janë të angazhuara në misionin e parandalimit bërthamor. Megjithatë, Flota Veriore është përgjegjëse për pjesën më të madhe të këtij misioni për shkak të zonës së saj më të mbrojtur gjeografike, misionit në projektin e Arktikut dhe detyrës për të mbrojtur shumicën e rrugës së Detit të Veriut. Për më tepër, Rusia është në disavantazh nga përkeqësimi i madh i industrisë së saj të ndërtimit të anijeve që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke vonuar ndërtimin e anijeve për Flotën e Paqësorit, “prandaj Moskës i duhet të bëjë zgjedhje të vështira për investimet që bën në Flotën e Paqësorit”. Edhe gjatë kohëve të zymta buxhetore të viteve 1990, Rusia kishte prioritet forcat e saj bërthamore për të kompensuar përkeqësimin e fuqisë konvencionale. Flota e Pacifikut ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol kyç në misionin parandalues bërthamor, kështu që nëndetëset e raketave balistike bërthamore të flotës do të marrin pjesën më të madhe të financimit.
Por parandalimi bërthamor dhe mbrojtja territoriale do të vazhdojnë të jenë zonat më të mira të financuara të marinës ruse, prandaj forcat kryesore me misionet e tjera do ta kenë të vështirë të konkurrojnë për fonde. Anijet luftarake të mëdha sipërfaqësore të Flotës së Paqësorit, do të vazhdojnë të ulen në numër me kalimin e kohës. Megjithatë, anijet e vogla luftarake sipërfaqësore, do të merren me misionin e mbrojtjes bregdetare. Ndërkohë, anijet ekzistuese luftarake të mëdha të Flotës Paqësore do të kishin nevojë mirëmbajtjeje dhe riparim me qëllim përmirësimin e niveleve të tyre, megjithatë ato janë mbështetur gjithnjë për të siguruar dominimin rus mbi rrugët e Detit të Veriut si dhe për të kryer raste të patrullimit global së bashku me flotat e tjera ruse. Por për të mbështetur rolin e saj të parandalimit bërthamor dhe misionin bastion, flotës do t’i jepen pajisje të reja. Flota e Pacifikut morri anijen e parë në vitin 2013, pesë të tjerat pritet të hyjnë në shërbim të Flotës Paqësore gjatë dekadës së ardhshme, duke zëvendësuar gradualisht plakjen e barkave Delta që aktualisht shërbejnë si shtyllë e forcës bërthamore të raketave balistike të Flotës së Paqësorit. Thuhet se kjo Flotë do të marrë edhe gjashtë nëndetëse Yasen sulmi bërthamor, gjatë dekadës së ardhshme. Nëndetset Borei dhe nëndetëset Yasen së bashku do të sigurojnë vazhdimësinë e strategjisë të Rusisë në detin Okhotsk. Sipas The diplomat, në dy vitet e fundit, flota e dytë më e madhe Rusisë, e Paqësorit, ka marrë anije të reja për herë të parë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në fushatën e modernizimi të programit ambicioz detar. Që nga shkurti 2015, Florta e Pacifikut përbëhet nga 73 anije të të gjitha llojeve, duke përfshirë 23 nëndetëse dhe 50 anije sipërfaqësore. Megjithatë, burimet thonë se nuk është se ka një debat “mbi se sa prej këtyre anijeve janë funksionale” edhe pse Gorenburg përmbledh aspiratat detare të Rusisë “nuk duhet të nënvlerësojnë ndërtimin gradual detar të Rusisë, pavarësisht vonesave të ndryshme dhe një të ardhme të pasigurtë financiare”.
Reagimi ndërkombëtar
Ndërsa Rusia rrit përfshirjen e saj në Azi dhe kërkon të forcojë Flotën Paqësore, fuqitë e tjera detare në rajon sigurisht që kanë në vëmendje këto zhvillime. Kina tashmë nga ana e saj, ndërsa ka investuar shumë në forcimin e marinës, do të mirëpresë rritjen margjinale në pushtetin detar rus në Paqësor që do të ofrojë më shumë mundësi për trajnim të përbashkët. Kurse Japonia po përpiqet të ndërpresë rritjen e numrit të fluturimeve ushtarake ruse, thonë e kspertët. Me polemikën ende të pazgjidhur në Ishujt Kuril, Tokyo me rritjen e Flotës ruse të Paqësorit, mund të fitojë pikë dhe të theksojë rastin e saj për normalizimin ushtarak dhe investimeve të shtuara për flotën e vet. Megjithatë, Kina dhe Japonia do të fokusohen në zhvillimet e flotave të njëri-tjetrit dhe zgjerimi rus i Flotës së Pacifikut nuk do të ndryshojë rrënjësisht marrëdhëniet e Rusisë me fuqitë aziatike apo të cënojnë padrejtësisht bisedimet e energjisë dhe negociatat. Shtetet e Bashkuara do t’i kushtojnë vëmendje Flotës ruse të Pacifikut. Rusia, përveç Shteteve të Bashkuara, tashmë mban supremacinë bërthamore mbi të gjitha kombet e tjera në botë, dhe çdo ndërrim në pozën e forcës bërthamore, do të ndikojë domosdoshmërisht në bilancin e ngushtë bërthamor mes të dyjave. Suedia nga ana e saj si përgjigje e ndërtimit të kapaciteteve të Rusisë ka nisur përmirësimet e mëdha detare, duke përfshirë modernizimin e pjesës së flotës së saj të nëndetëseve dhe blerjen e dy prej tyre A26. Gjatë 2016-2024, do të shpenzojë reth 1 miliard dollarë vetëm për blerjen e tyre. Investimet kapitale do të rifokusohen në flotën e Marinës në operacionet në Balltik. Sipas ministrit suedez të Mbrojtjes, “nëndetset A26 do të përfaqësojnë shumë mirë teknologjinë e përparuar. Do të jetë shumë e rëndësishme për ambicien tonë të zgjerojmë shtrirjen e veprimeve në Detin Baltik”. Programi përfshin projektin 700.000.000 $. Aktiviteti i rritur i Rusisë në rajonin e Detit Baltik, ka gjeneruar tensione”. Suedia ka hyrë në një program investimesh kapitale 2.000.000.000 $. Po kështu edhe Polonia ka zgjeruar blerjen e raketave të lundrimit për nëndetëse të reja që të rrisë praninë e saj në Detin Baltik, sipas zëvendës kryeministrit /ministër i Mbrojtjes të Polonisë. Raportet polake PAP të agjencive të lajmeve thonë se Varshava ka për qëllim të blerë 24 raketa Tomahok. Veprimet e Polonisë janë të lidhura me rritjen e pranisë ushtarake ruse në Evropën Lindore dhe aneksimin e gadishullit të Krimesë së Ukrainës në 2014. Sipas Planit Ushtarak të ministrisë së Mbrojtjes polake modernizimi për 2013-2022, janë dy nëndetëse të reja në 2022 dhe e treta në 2023. Në fund të vitit 2014, Polonia urdhëroi shtimin e raketave detare për të krijuar një skuadron të dytë të mbrojtjes bregdetare nga raketat në bregun polak Baltik. Skuadroni i parë u pozicionua në 2013 dhe raketat e tjera do të dërgohen në Poloni nga maji i 2018. Deri në 2030, Polonia ka në plan të shpenzojë 900 milionë zloty (240 milion US $) në vit mbi anijet e reja dhe armatimin, sipas shifrave të ministrisë së Mbrojtjes. Vija bregdetare e Polonisë shkon në 440 kilometra. Polonia dhe Suedia kanë përforcuar pushtetin e tyre në drejtim të zonës së Detit Baltik. Kurse motivimi kryesor i Moskës rreth Detit Baltik dhe lartësisë s/tesheshi.com/ë Veriut, synon të ndryshon gjendjen, me programet ushtarake me 20.000.000.000.000 rubla (640 miliardë dollarë) për riarmatimin e qeverisë ruse në ndërtimin e fregatave të reja dhe korvetave, si dhe të nëndetëse të reja nucleare, me perceptimin e saj të patundur se “është e rrethuar nga një aleancë armiqësore ushtarake e 28 anëtarëve të NATO-s”. Ky pretendim daton në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe rënien e forcave detare në fillim të viteve 1990, kur mes kolapsit ekonomik dhe rënies së financimit për marinën Rusia u detyrua të lerë anijet në port të ndryshken për vite me rradhë, për më tepër, infrastruktura përgjatë bregut Balltik dhe gadishullit të Krimese humbën me krijimin e shteteve te reja të pavara nga Rusia.