Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ Shqiptarë të “zhytur” në bixhoz dhe deputetë që kontrollojnë kazinotë

by te Sheshi
09/04/2015
in Artikuj të përzgjedhur, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
SPECIALE/ Shqiptarë të “zhytur” në bixhoz dhe deputetë që kontrollojnë kazinotë

Ylli Pata

Bixhozi është futur thellë në veprimtarinë e përditshme të shqiptarëve, si në shifra, kategori, por edhe në elitën e vendit.

Adem Maha, përfaqësues i kompanive të lojrave të fatit, të cilat ishin sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, në një seancë dëgjimore në lidhje me projektligjin për këtë fushë, deklaroi një shifër marramendëse. Zoti Maha, deklaroi se 11.42% e popullsisë është lojtare e rregullt e lojrave të fatit.

Pra nëse popullsia sipas censusit të vitit 2011 është 2,821,977, banorë, numri i shqiptarëve që janë të varur nga bixhozi është 322,269 persona. Dhe më e shqetësuesja është se ky numër kap në mënyrë rrënqethëse grupmoshën e të rinjve.

Një tjetër skandal i madh në këtë drejtim, është shembulli tejet negativ që japin njerëz të lidhur me klasën politike në vend që jo vetëm janë lojtarë bixhozi por edhe administrojnë lojra fati duke shfrytëzuar statusin e tyre për të arritur fitime të shpejta.

maxresdefault (1)Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edmond Spaho, deklaroi sot për “tesheshi.com” se kemi një “panoramë të rëndë ku një pjesë e mirë deputetësh kanë në pronësi njësi të lojrave të fatit”. Deputeti i PD-së, e ka bërë këtë deklaratë duke pasur një informacion të detajuar por natyrisht nuk preferoi të japë më shumë hollësi, siç duket edhe për faktin se kemi të bëjmë në përgjithësi me një pronësi indirekte. Zoti Spaho, edhe gjatë seancës dëgjimore të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, nëpërmjet pyetjes dhe diskutimit, lëshoi akuzën se ka një përfshirje të deputetëve në lojrat e fatit, deklaratë, e cila nuk u kundërshtua.

Ndërkaq, përfaqësuesit e kompanive të lojrave të fatit, e kanë kundërshtuar projektligjin e përgatitur nga qeveria, sepse sipas tyre “nuk rregullohet tregu i këtyre lojrave”.

Përfaqësuesit e kompanive, të cilit zhvilluan 2 orë dëgjesa mbi kërkesat e tyre theksuan se do të ishte mirë që mosha e njerëzve që lejohet të luajë bixhoz duhet të bëhet 18 vjeç, nga 21 që është në projektligjin e përgatitur nga qeveria.

Në fakt vullneti i Komisionit Parlamentar i Ekonomisë, duket që nuk përputhej me përfaqësuesit e kompanive të lojrave të fatit, por sot ishte radha e këtyre të fundit që të jepte mendimet e tyre.

Deputeti Anastas Angjeli, duke u tërhequr vëmendjen theksoi se kompanitë duhet të japin mendimin e tyre për rregullimin e këtij tregu, në mënyrë që ai të kontrollohet sa më rigorozisht. Sa për shifër, ky biznes është shumë fitimprurës. Vetëm taksa që i kanë dhënë shtetit për vitin 2014, industria e lojrave të fatit ka dorëzuar 33 milionë euro.

images (4)Drafti

Në projektligjin për rregullimin e tregut të lojrave të fatit, parashikohet që për bastet sportive lejohet një numër maksimal prej 500 sallash, dhe distance nga njëra pikë basti tek tjetra të jetë jo më pak se 200 metra.

Për bastet sportive dhe bastet për garat në pistë:

– afati i licencimit është 10 vjet;

– tarifa për licencë është 200 000 000 lekë.

  • Për bingon televizive:

– afati i licencimit është 10 vjet;

– tarifa për licencë është 40 000 000 lekë.

  • Për kazino dhe lotari kombëtare:

– afati i licencimit është 10 vjet;

– tarifat për licencë fillojnë nga 40 000 000 deri në 1 000 000 000 lekë.

  • Për resort kazino, kazino në hotele me 5 yje:

– afati i licencimit është 10 vjet;

– tarifa për licencë 1 000 000 000 lekë.

Projektligji i ri parashikon mjete ligjore për mbrojtjen e lojtarit/qytetarëve nga ushtrimi i këtij aktiviteti, duke parashikuar:

  • Moshën minimale 18 vjeç, për lojtarët dhe të punësuarit në këto subjekte;
  • Detyrimin e subjekteve për të mbajtur regjistrin e lojtarëve nëpërmjet identifikimit të tyre me dokument dhe regjistrimi i tyre;
  • Moslejimin e ushtrimit të këtyre aktiviteteve pranë institucioneve fetare, institucioneve të arsimit parauniversitar dhe institucioneve të arsimit të lartë,

duke respektuar distancat e parashikuara në ligj;

  • Kufizimet mbi reklamimin e lojërave të fatit;
  • Ndalimin e lojërave të fatit on-line dhe bllokimin e faqeve në internet;
  • Kufizimin e së drejtës për të luajtur lojëra fati nëpërmjet kërkesës së vetë lojtarit apo të një familjari të tij.

Ngritja e sistemit qendror të monitorimit On-line të subjekteve të lojërave të fatit

Sistemi qendror i monitorimit on-line (SQMO) të lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë do të vihet ne funksionim nën mbikëqyrjen dhe administrimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Ndryshim i rëndësishëm është krijimi i një skeme të re taksimi mbi lojërat e fatit. Deri më sot taksimi i shoqërive bazohej kryesisht në taksimin fiks për çdo sallë/NIPT sekondar/makinë elektronike. Me propozimin e ligjit, nëpërmjet zbatimit të monitorimit on-line të subjekteve, do realizohet një skemë e re taksimi, e cila konsiderohet një mënyrë e drejtë taksimi mbi bazën e asaj që fitohet nga ky sektor.

Skema e re e taksimit të organizatorëve të lojërave të fatit do të jetë si më poshtë:

  • Veprimtaritë e lojërave të fatit që tatohen sipas dispozitave të këtij ligji, përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar;
  • Detyrimet tatimore për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit janë 25 % (njëzet e pesë për qind) nga të ardhurat bruto nga lojërat e fatit, përveç rasteve të parashikuara ndryshe me ligj të veçantë;
  • Organizatori i lojërave të fatit derdh në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) 3% nga të ardhurat bruto nga loja;
  • Organizatorët e basteve sportive dhe të basteve për garat në pistë, Brenda 31 marsit të vitit pasardhës, derdhin në llogari të ministrisë përgjegjëse për sportin shumën prej 0.2 % të xhiros vjetore;
  • Organizatorët e kazinove, kazinove në hotelet me 5 yje dhe resort kazinove, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, derdhin në llogari të ministries përgjegjëse për turizmin, shumën prej 0.2 % të xhiros vjetore.

Kundërvajtjet administrative

Projektligji i ri për lojërat e fatit ka parashikuar masa administrative në varësi të kategorisë së shkeljes (kundërvajtjes) administrative. Gjobat e parashikuara janë 500 000 apo 1 000 000 lekë, në ndryshim nga ligji aktual që parashikon një masë gjobe në nivel prej 500 000 lekësh.

Zgjerimi i fushës së zbatimit të këtij ligji edhe tek subjekte të tjera, veprimtaria e të cilave lidhet me lojërat e fatit.

Me qëllim reduktimin e informalitetit, evazionit fiskal dhe kontrollit të plotë të tregut të lojërave të fatit, AMLF-ja, veç të tjerave, jep autorizim edhe për:

  • personat juridikë që importojnë dhe tregtojnë pajisje të lojërave të fatit në Republikën e Shqipërisë;
  • programuesit e lojërave të fatit, basteve sportive, në Republikën e Shqipërisë;
  • çdo person fizik ose juridik që do të jap me qira/huapërdorje ambiente ku do ushtrohet aktivitet lojëra fati duhet të marrë miratim paraprak nga AMLF.

Garantimi i shlyerjes së detyrimeve ndaj institucioneve shtetërore nëpërmjet një garancie bankare.

Sipas këtij projektligji, organizatori është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 5 000 000 lekësh, për mbrojtjen e lojtarit, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit të Financave. Në përmbajtjen e projektligjit parashikohet detyrimi i organizatorit të ngurtësojë një fond prej 10 000 000 lekësh për pagesën e detyrimeve ndaj AMLF-së dhe organeve të tjera shtetërore në një llogari të veçantë bankare. Mosngurtësimi i fondeve të garancisë përbën shkak ligjor për moslicencimin nga AMLF-ja.

Ministria e Financave për hartimin e këtij projektligji ka marrë në konsideratë edhe aktet ligjore në fushën e rregullimit të tregut të lojërave të fatit të vendeve të tjera si: Kroacia, Greqia, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia, Italia.

/tesheshi.com/

Tags: speciale bixhozi

Related Posts

Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?
Kryesore

Studimi i ri: sa na e kërcënon vendin e punës Inteligjenca Artificiale?

21/05/2025
Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri
Sociale & Shoqëri

Baba Mondi nuk merr bekimin nga Papa i ri

20/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Next Post
Messi, 50 ndeshje radhazi

Messi, 50 ndeshje radhazi

Turqi, bien akuzat për 63 “anti-erdoganistë” të ‘Çekanit’

Turqi, bien akuzat për 63 “anti-erdoganistë” të ‘Çekanit’

Shtyhet grumbullimi i Kosovës U-21, shkak moti

Shtyhet grumbullimi i Kosovës U-21, shkak moti

TË FUNDIT

  • Të fundit
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025
“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

“Natë e errët” për krimin shqiptar: kush janë 52 të arrestuar në një megaopearacion anti-drogë

21/05/2025
Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni