Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

SPECIALE/ Kosova, edhe këtë vit do ta hajë bukën me miellin e serbit; por drithi i importuar është kualitet për kafshët

by te Sheshi
27/08/2015
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
SPECIALE/ Kosova, edhe këtë vit do ta hajë bukën me miellin e serbit; por drithi i importuar është kualitet për kafshët

Nga Bashkim Kastrati

Në Kosovë me sukses ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve,  por as këtë vit nuk është siguruar mielli për popullatën. Në lidhje me këtë çështje, por edhe me cilësinë e grurit ka deklarata të ndryshme nga Ministria e Bujqësisë dhe Federata e Bujqve të Kosovës. Ministria thotë se Kosova nga rendimentet vendore ka siguruar rreth 70 për qind të miellit, ndërsa Federata e Bujqve thotë se nuk është siguruar as gjysma e nevojave për miell dhe se pjesa tjetër duhet të importohet.
Sipas Kësaj federate, as cilësia nuk ka qenë e mirë dhe kjo si pasojë se farat janë të dobëta, edhe ato që prodhohen në vend nuk janë kualitative. Ata thonë se më shumë përdoren fara që vijnë nga Serbia dhe fatkeqësisht çdo herë po vjen farë e falsifikuar nga atje.

Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë thotë se rezultatet e tyre kanë dalë nga monitorimi i tërë procesit të korrje-shirjeve, kurse të dhënat e tjera i kanë marrë nga drejtoritë komunale për bujqësi.

Zyra për komunikim e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka thënë për tesheshi.com se gjatë këtij viti në gjithë territorin e Kosovës me kulturën e grurit kanë qenë të mbjella rreth 85 mijë hektarë, ndërkaq rendimentet konsiderohen të kënaqshme, po ashtu edhe cilësore.
“Rendimenti mesatar i grurit për këtë vit ka arritur deri në 3,500 kilogramë për hektar. Rreth 300 mijë tonë janë siguruar nga rendimentet e grurit, e nga kjo sasi e grurit sivjet Kosova i mbulon 70 për qind të nevojave me grurë vendor, ndërsa pjesa tjetër, do të sigurohet nga importi. Nëse flasim për ta plotësuar nevojën qind për qind , atëherë Kosova ka nevojë edhe për 100 mijë tonë të tjera, apo 25 mijë hektarë”, thuhet në përgjigjen e MBPZHR.

Federata e Bujqve: Kosova ka siguruar vetëm 27% të nevojave me miell

Federata e Bujqve të Kosovës na jep tjera të dhëna sa i përket rendimenteve për hektar, cilësisë, por edhe plotësimit të nevojave me miell të popullatës. Të dhëna këto që ndryshojnë shumë nga ato të MBPZHR-së.

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës së Bujqve të Kosovës, ka thënë për tesheshi.com se as këtë vit Kosova nuk i plotëson as për së afërmi kërkesat për furnizim me miell. Ai nuk është i kënaqur as me rendimentet në këtë vit.

“Që prej pas lufte, në këtë verë kemi korrur rendimente më të ulëta të grurit, rreth 2700 kg për hektar. Ne (Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës-FSBK) kemi ardhë në konkludim se sivjet Kosova ka siguruar bukën vetëm 27% të nevojave për popullatën e saj. Për t’i përmbushur të gjitha nevojat për bukë, Kosovës i duhet që t’i importojë edhe 350 mijë ton grurë”, ka thënë Tahiri.
Tahiri thotë se fajtor kryesor për mospërmbushjen e nevojave të popullatës me miell është  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që sipas tij nuk po bën sa duhet në këtë drejtim. Ai thotë se duhet marrë një serë masash që të rriten sipërfaqet e tokës të mbjella me grurë.
“Për t’i plotësuar nevojat e duhura me grurë për Kosovën, duhet të eliminohet korrupsioni në MBPZHR dhe të rritet buxheti në 200 milionë euro për bujqësi, të investohet rikthimin e popullatës në tokat e lëna djerrinë qysh prej paslufte, të investohet në mekanizëm bujqësor, të merren masa për eliminimin e konkurrencës jolojale nga importi, të ndalohet sjellja e plehrave, farërave, pesticideve, naftës false nga importi, të formohet një agro-banke për kredi bujqësore me kamata rreth 3% me afate të gjata kthimi”, ka thënë Tahiri.

Tutje ai thotë se qeveria duhet të subvencionojë në çmimin grumbullues të grurit për t’i stimuluar prodhuesit e grurit.
“Duhet të eliminohet korrupsioni në Doganat e Kosovës, të ndalohet futja ilegale e grurit që vjen nga Serbia me vlera shumë të dobëta dhe të dëmshme për shëndetin e njeriut”, u shpreh Tahiri.

Importi i grurit i dyshimtë

Mossigurimi i miellit për nevojat e popullatës në Kosovë nga rendimentet vendore, krijon domosdo nevojën për import.

E importimi më masiv bëhet nga Serbia dhe dyshohet se është e cilësisë së dobët.
Para disa muajve është raportuar se në Kosovë ka hyrë sasi e madhe e grurit të cilësisë së dobët, e cila ka qenë e dedikuar për kafshë. E këtë produkt e kanë ngrenë qytetarët e Kosovës.

Edhe Komisioni për Bujqësi i Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar për importimin e grurit të dedikuar për kafshë dhe se sasia e këtij gruri që ka hyrë në Kosovë ka qenë 10 mijë ton.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 53 milionë kilogramë grurë dhe mbi 44 milionë kilogramë miell,  kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë importuar mbi 20 milionë kilogram grurë, ndërkaq miell mbi 23 milionë kilogramë. /tesheshi.com/

Tags: importi i drithit

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Liga e Kampionëve: shorti sjell surpriza, përplasje titanësh në grupin D

Liga e Kampionëve: shorti sjell surpriza, përplasje titanësh në grupin D

Vajza nxirrte përherë gjuhën jashtë, prindërit kërkojnë në Google dhe zbulojnë një sëmundje të tmerrshme

Vajza nxirrte përherë gjuhën jashtë, prindërit kërkojnë në Google dhe zbulojnë një sëmundje të tmerrshme

Për kishën e Dhërmiut flet edhe poeti Lefter Çipa: Lëreni zhavorrin, por dëgjoni këngët e vjetra

Për kishën e Dhërmiut flet edhe poeti Lefter Çipa: Lëreni zhavorrin, por dëgjoni këngët e vjetra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni