Ronda është një nga qytetet më interesante për të vizituar në Andaluzi, pasi përmban një histori shumë të pasur. Ishte vendlindja e shumë figurave të rëndësishme islame të Andaluzisë, si i famshmi Abbas ibn Furnas, një nga njerëzit e parë që tentuan të fluturojnë.
Visigotët sunduan Ronda-n deri në pushtimin arab të vitit 713 pas Krishtit. Muslimanët e riemërtuan atë në Hisn Ar-Rundah dhe e bënë kryeqytetin e Kalifatit Umajad.
Ronda ishte një nga pararojat e fundit të sundimit islam në Andaluzia, dhe u pushtua tek në vitin 1485 nga spanjollët, të cilët pastaj gradualisht e dëbuan popullsinë e mbetur muslimane.
Në shekullin e 17-të dhe 18-të, Ronda u zgjerua në veri përgjatë gjithë grykës në qytetin e ri (El Mercadillo), dhe Puente Nuevo u përfundua në vitin 1793 për të lidhur të dyja pjesët.
Në këtë galeri, mund të shihni mbetjet e një mihrabi, në atë që dikur ishte një xhami. Ndërtesa u shndërrua në një kishë pas pushtimit të qytetit nga Castille në vitin 1485. /tesheshi.com/