SPAK ka arrestuar së fundi kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ndodh kjo pak para zgjedhjeve lokale, në një klime paraelektorale, me kryebashkiakë që synojnë rikonfirmim në detyrë.
Alla, që pak vite më parë do përflitej dhe për konsum lëndësh narkotike, gjë që nuk rezultoi të ishte e vërtetë pas analizave që iu nënshtrua, akuzohet për abuzim në tendera.
Tenderat vijojnë të jenë kryefjala e çdo roli ekzekutiv në pushtetin lokal, pasi nëpërmjet tyre qarkullojnë dhe fondet më të mëdha.
Për rastin e Allajt pritet dhe një deklarim zyrtar nga SPAK.
Paralel me këtë zhvillim, BKH ka kryer kontrolle në banesën e vëllait të kryebashkiakut. /tesheshi.com/