Ditën e sotme e tërë vëmendja e Turqisë është përqëndruar në selinë e Parlamentit ku do të zhvillohen negociatat për formimin e qeverisë.
Kryeministri Davutoglu do të takohet edhe një herë me Liderin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli.
Sot do të merret edhe përgjigjja nëse ka apo jo shpresa për koalicion apo do të shkohet në zgjedhjet e parakohshme.
Takimi ndërmjet dy liderëve do të zhvillohet në orën 14.00 me orën lokale dhe në fillim Bahçeli do të dëgjojë propozimin e Kryeministrit Davutoglu.
Pritet që të dy liderët të vlerësojnë formulat për një qeveri pakicash ose për një qeveri me zgjedhje.
/tesheshi.com/