Njeriu i Brukselit në Tiranë, ambasadori Soreca, ka tentuar të sqarojë “Po”-në gjermane mbi negoicatat, duke thënë se nuk ka kushte të reja, ose se janë vetëm dy e ato në një tjetër kontekst.
“Më lejoni të them fillimisht se jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja”, tha Soreca në një prononcim për mediat.
Më tej, ai ka sqaruar:
“Është e rëndësishme në rezolutën, Bundestagu i ka dhënë mandatin qeverisë t’i thotë ‘Po’ Shqipërisë për çeljen e negociatave, nëse edhe shtetet e tjera do të ndajnë këtë qëndrim në Këshill, Këshilli do të marrë këtë vendim të rëndësishëm.
Nëse merret është një vendim i këshillit të BE-së por do të pasohet nga një konferencë ndërqeveritare ku BE dhe Shqipëria do të ulen së bashku për çeljen zyrtare të negociatave. Është kërkuar nga Bundestagu, që në periudhën mes vendimit të këshillit të BE-së dhe konferencës që mund të zgjasë 3-6 muaj, të bëhen dy gjëra..
Çelja zyrtare e negociatave do të ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare. Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë quajtur kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave”, ishin shpjegimet e ambasadorit të BE-së në Tiranë. /tesheshi.com/