Pa e tepruar, ajo mund të quhet dhe si “Inva Mula” e shqiptarëve të Maqedonisë. Dhe, skena operistike e Shkupit si zorr të kuptuhet e shijohet pa të, pa artin e saj. Por sorpranoja Dëshira Ahmeti po i mungon prej kohë publikut të saj për shkak të një angazhmi profesional në SHBA. A do kthehet sërish? Patjetër. Në një intervistë të saj, flet sa për karrierën, aspektet më mbresëlënëse të saj, por dhe rikthimin në skenën e Shkupit, aty ku e ka vulosur jo pak suksesin e saj me role të jashtëzakonshme…
Intervistoi: Memedali Jusufi
Znj. Dëshira, një karrierë e bujshme në 15 vite. Që nga 1998 pas diplomimit në Akademinë e Lartë të Arteve në Tiranë, vini si soprano në Teatrin e Operas dhe Baletit të Maqedonisë, duke e mbushur “pasaportën artistike” me plot role të spitaktura. E kënaqur?
Në qoftë se artisti nuk do t`i përkushtohet punës së tij me shumë pasion dhe dashuri, do ta ketë të vështirë të jetë i kënaqur, aq më pak nga vetja e tij. Shpirti i tij do ndjehet i pa ushqyer,i pangopur për shkakun se një artist po nuk e bëri me shpirt punën e tij, nuk e ndjen atë emocion të madh në mbrendi; pra do jetë gjithmonë i pa kënaqur. Në këtë pikë unë ndjej kënaqsi sa i përket pasionit me të cilin u jam përkushtuar roleve, por pamjaftueshmërisht e kënaqur derisa jam gjithnjë në kërkim të më të mirës tek vetja.
E kënaqur jam dhe për faktin se për aq sa jam në Teatrin e Operas të Maqedonisë, më janë besuar role shumë të mëdha dhe me shumë përgjegjesi, që them se ia kam arritur t`i përçoj më së miri tek publiku.
Cilat nga këto role do veçonit?
Është e vështirë t`i veçosh, sepse të gjitha janë role madhështore, kanë dramën e vet, bukurinë e vet, shpirtin e vet; dhe dua të përmend më shumë se të veçoj role si Leonora tek “La forxa del destino” e Verdit, Liu tek “Turandot” e Puçinit, Pamina tek “Flauti magjik” i Moxartit, Neda tek “Paljaço”, e Leoncavalos, Santuca tek “Kavaljeria Rustikana” e Mascagnit, Antonia tek “Rrëfimet e hofmanit” të Offenbachut etj., por me shumë dashuri dhe kënaqesi do veçoja rolin e Donikës tek opera “Skënderbeu”.
Ju jeni intepretuese vokale, po me aktrimin si ja bëni, sepse arti operistik vërtet ka një të veçantë të madhe, pasi vokali duhet shkrirë dhe aktrimin….
Artisti kur e ndjen rolin hyn në mbrendinë e tij, jep emocionin e duhur. Duke studiuar mirë libretin, atë që është shkruar, dhe vënë në nota dhe duke e zoteruar vokalisht, e nxjer në pah atë që ndjen nga thellësia e shpirtit, dhe kështu arrin të aktrosh duke e ndjerë atë që bën. Atëherë, edhe spektatorët e shijojnë dhe e ndjejnë po atë emocion që ti jua përcjell.
Përveç roleve që keni realizuar, ju keni pasur dhe shumë koncerte të ndryshme gala, tek disa prej të cilave keni qenë dhe vetë organizatore. Kë do veçonit si më mbresëlënës?
Vërtet që përveç angazhimeve në opera, si për rolet ashtu dhe për koncertet e institucionit ku unë punoj, kam realizuar një sërë koncertesh si organizatore në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Muzikantëve Shqiptarë në Maqedoni, Ministrine e Kulturës e cila më ka përkrahur, e gjithshtu sponsorë të ndryshëm që u kanë besuar projekteve të mia. Kjo ka bërë që vërtet të organizohen disa koncerte gala shumë të suksesshme, siç ishte ajo me orkestrën e Teatrit të Operas së Shkupit, ku ishin të ftuar artistë nga Shqipëria, Kosova dhe padyshim nga Maqedonia, me dirigjentin e madh shqiptar, të ndjerin Aleksandër Lekaj, ku u luajtën epra të autorëve të mëdhenjë klasikë, botërorë dhe shqiptarë; koncertin me Filharmoninë e Maqedonisë, ku morën pjesë artistë poashtu nga vendi me një progam mjaf të pasur të veprave shqiptare për orkestër dhe solistë, të kompozuara po nga dirigjenti Aleksandër Lekaj; përsëri me orkestrën e operas me një koncert me vepra klasike dhe evergreen, ku kishim të ftuar artistë të njohur shqiptarë; më pas bashkëpunim me “Verën e Shkupit” me orkestrën e operas bashkë me dirigjentin e njohur shqiptar, maestro Zhani Ciko, për të vazhduar me vonë me organizime akoma më të mëdha.
Nëpërmjet këtyre koncerteve gala, synimi ishte afirmimi i artistëve shqiptarë dhe veprave të tyre tek publiku ynë. Dhe ky efekt u arrit, me numrin e madh të publikut që na ndoqi.
Znj.Dëshira, ju në vitin 2012 ishit artistja më e angazhuar nga vendi ynë në evenimentet më të mëdha të vitit në kuadër të 100–vjetorit të Pavarësisë, ku veçohet opera “Skënderbeu” dhe koncerti i madh gala “Rrugëtimi i kombit”. Ju i sollët ato në skenën e Shkupit. Nuk e di por më duket se keni bërë një punë kolosale dhe deri diku e vetme. Si mundët?
Me shumë kënaqësi dhe dëshirë dua të përmend këto dy ngjarje të rëndësishme të vitit jubilar dhe evenimeteve më të mëdha të cilat do të mbeten në historinë e kulturës shqiptare. Opera “Skënderbeu” e cila ishte një shfaqje spektakolare e vënë në skenë me më shumë se 200 artistë nga vendi dhe nga bota, ku muzika e të madhit Prenk Jakova tingëllonte fuqishëm, me shpirt, zgjuarsim dhe shumë emocion, pati një jehonë dhe në skenën e operas të Shkupit. Ishte iniciativa ime e madhe dhe dëshira për ta sjellë në Shkup këtë opera të fuqishme dhe historike. Kështu, në bashkëpunim me maestron Zhani Ciko në arritëm t`ja përcjellim atë emocion edhe publikut shqiptar të Maqedonisë në Shkup, që kishte ardhur nga qytete të ndryshme, si dhe nga Kosova.
Ishte një ngjarje që nuk mund të harrohet kurrë. Ndërsa sa i përket koncertit më të madh të të gjitha kohërave të historisë së skenës, spektakli i organizuar nga artistia jonë e madhe shqiptare me famë botërore Inva Mula, ai koncert bëri jehonë akoma më të madhe, pasi ishin të ftuar artistët më me emër shqiptarë nga e gjithë bota. Ishte një spektakël shumë madhështor, i organizuar me shumë mjeshtri dhe kulturë nga artistja jonë, gjë që të jepte një sadisfaksion të madh duke qenë prezente. Pra unë kisha fatin të jem pjesë e këtij koncerti gala të emërtuar “Rugëtimi i Kombit”, ku të bashkëpunoje me të madhen Inva Mula ishtë një kënaqësi e madhe, sepse ndiheshe vërtet artiste e nderuar në skenë në çdo aspekt, dhe unë këtu shpresoj që ia arrita të nderoj vendin tim, shqiptarët e Maqedonisë.
Ndërsa realizimi i koncertit gala nga sopranoja e madhe Inva Mula, ishte një dëshirë e përbashkët dhe unë i qëndrova pranë artistes sonë për çdo moment gjatë këtij organizimi duke bërë një mrekulli, që për mrenda një jave u organizua gjithcka, me ndihmën dhe të dirigjentit Aleksandër Lekaj, i cili përgatiti orkestrën e Teatrit të Operas të Maqedonisë për të cilën sopranoja Inva Mula mbeti shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim dhe suksesin që pati ky koncert.
Tani ju ndodheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë u çoi atje dhe çfarë po u mban?
Unë erdha në New York me një koncert të organizuar nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë në Qendrën për Kulturë që ajo e ka në New York, ku iu prezantova publikut amerikan dhe shqiptar me një program të zgjedhur të veprave shqiptare dhe ato të huaja. Pasi që realizova koncertin, kisha rastin të njoh disa artistë amerikanë të njohur të cilët shprehën dëshirën për të më dëgjuar me disa arie, pra ishte një lloj audicioni për mua, por krejtësisht i rastësishëm ku unë ju lashë përshtypjen e mirë për të vazhduar më pas me një koncert në qendrën e njohur të New Yorkut, ‘Linkoln Center’, ku interpretova arien më të pëlqyer timen nga opera ‘Toska’ e Puçinit, “Vissi d’arte” .
Pas këtij suksesi unë vazhdoj me pregatitjet e mija me profesorë dhe pianistë për të vijuar më tej bashkëpunimin me këta emra të mëdhenj në Amerikë, si Neil Goren, dirigjent, dhe Caroline Stosinger, pianiste, me emër në SHBA. Këtu po punoj me profesorë e dirigjentë, për të arritur një sukses akoma më të madh timin në të ardhmen.
Po në skenën në Shkupit kur mendoni që të ktheheni?
Së shpejti, shumë shpejt do të kem një shfaqje në Operan e Shkupit. Dhe do ja bëj me dije këtë publikut tim. Atij publiku që më ndejek në rolet e mija në skenë, dhe do jetë një kënaqësi e madhe për mua kur unë do kthehem me një shfaqje të re duke iu thënë “nuk të braktis kurrë!”.
/tesheshi.com/