Qeveria e re socialiste spanjolle ka në plan të heqë mbetjet e ish-diktatorit Francesco Franco nga mauzoleumi, pasi gjykon se aty është një vend për të kujtuar luftën civile e jo për të lavdëruar diktaturën.
“Vendimi për të hqur mbetjet e Franco-s është mjaft i qartë”, tha kryeministri socialist Pedro Sanchez.
Qeveria e re dëshiron ta transformojë mauzoleun në një “vend nderi dhe memorie për të gjithë spanjollët”, theksoi ai.
Por Partia Popullore Konservatore e ka kundërshtoi këtë vendim ndërsa ishte në pushtet, duke deklaruar se kështu vetëm do të zgjoheshin kujtimet e dhimbshme 40 vjet pas vdekjes së Franco-s dhe 80 vjet pas përfundimit të luftës civile në Spanjë. /tesheshi.com/