Zbulimi i një busti të futbollistit më të mirë portugez, Cristiano Ronaldo-s, teksa aeroportit në Madeira dje iu dha emri i tij, eklipsoi tërë ngjarjen për shkak të habisë që shkaktoi.
Habi e krijuar nga pangjashmëria mes bustit dhe Ronaldo-s, madje fort e theksuar.
Por nuk është i të njëjtit mendim autori i këtij busti, skulptori Emanuel Santos, që e mbron fort punën e tij.
“Çështje shijeje” e quan ai reagimin ndaj veprës tuhafe, duke kujtuar se busti nuk ishte aq i thjeshtë për t’u bërë sa ç’dukej.
Emanuel Santos ka treguar se busti i mori 15 ditë kohë për t’u përfunduar, e se Ronaldo e ka pëlqyer atë.
“Eshtë gjithmonë një nder i madh të punosh mbi një projekt si ky,” do të deklaronte një ditë më parë skulptori, puna e të cilit u bë shkas për një shpoti masive. /tesheshi.com/