Banorët e ligatinës në Montana u tronditën nga pamja e frikshme – më shumë se 11,000 zogj ranë të ngordhur nga qielli.
Ekspertët thonë se gati një e treta e zogjve në zonën e Liqeneve të Mëdha ngorshi ose pësoi dëmtime serioze gjatë stuhisë, kur erërat frynë me rreth 112 kilometra në orë.
“Midis zogjve që mbijetuan në liqen – rreth pesë përqind e rosave të egra dhe rreth 40 përqind e pelikanëve dhe cormorantëve, tregojnë shenja dëmtimi ose vështirësish në lëvizje. Shumë prej tyre kanë krahë të thyer dhe kafka të frakturuara, ose kanë lëndime të organeve të brendshme”, thotë Justin Poe, biolog dhe ekspert i jetës së egër.
Në rajonin e Liqeneve të Mëdha, dhjetëra zogj migratorë dhe ujorë banojnë në sezon, duke përfshirë rosat, patat, cormorantët, pelikanët dhe pulat e egra. /tesheshi.com/