Nuk mjafton vetëm paraqitja dinjitoze që Skënderbeu të rrëmbejë pikë përballë turqve të Beshiktash. Në fakt, skuadra e Mirel Josës pati një paraqitje mjaft të mirë në duelin e parë të grupit H ndaj Beshiktashit, por në fund kapitulloi duke u mposhtur minimalisht, 1-0.
Episodi i minutës së 29-të në pjesën e parë vendosi ndeshjen, me protagonist kryesor Jose Sosa, futbollist i Beshiktashit që realizoi golin e fitores. Korçarët u munduan të ktheheshin në lojë duke rrezikuar përmes Berishës dhe Olainkës, por pa sukses.
Kështu, kampionët e Shqipërisë prezantohen me humbje në Europë derisa kanë një “mal” sfidash të tjera deri në fund të fazes së grupeve. /tesheshi.com/