Dinamo e Zagrebit është pengesa e fundit që duhet të kalojë Skënderbeu për të realizuar objektivin e radhës, grupet në Ligën e Kampionëve. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrrës i ka vënë përballë korçarët me kampionët e Kroacisë.
Një kundërshtar me shumë traditë, për më tepër që kroatët njihen si klubi që prodhon talente. Aktualisht luan edhe një shqiptar, si mesfushori 18- vjeçar Endri Çekiçi. Për Dinamon kualifikimi në “play-off” erdhi me shumë fat. Ajo që i shpëtoi ishte barazimi 3-3 në fushën e norvegjezëve të Molde, pasi takimi i parë në Zagreb u mbyll 1-1. /tesheshi.com/