Kjo e martë nisi në Shqipëri me lajmin e një atentati në aksin Fier-Vlorë, më pasojë dy jetëhumbje. Ishte një vrasje tipike mafioze, realizuar në ecje, ngjashëm si ajo e pak javëve me parë në Fushë-Krujë-Mamurras, me tre jetëhumbje.
Shpati Lena dhe Halim Xhezo, në të 30-at, ishin ata drej së cilëve u derdhën plumbat, duke ofruar sërish skena si të qe Palermo e fundviteve 80-të dhe fillimviteve 90-të.
Rrënjët e vrasjes së sotme të dyfishtë, duke se datojnë në 2019-ën në Vlorë dhe kanë si shkak një kalë, trokëllimën e tij në kohë sezoni, që çoi më pas në përplasjen me dy grupeve.
Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Halimit, shtetasi Eduart Xhezo dhe Shpati Lena dy vjet më parë kanë vrarë shtetasin Arben Beqiri, njeriu i cili rrahu rojen e kalit pasi u bezdis nga trokëllima e tij.
Thuhet se jetëhumburit, Shpati Lena dhe Halim Xhezo, ishin nisur për në burgun e Lushnjes për të vizituar Eduartin, të dënuar për vrasjen e Beqirajt. Në mjetin e viktimave u gjetën rroba e ushqime që do t’i dërgonin Xhezos së dënuar me 15 vite burg për vrasjen e Beqirajt. /teshesh.com/