Biznesi gjerman i ka bërë një skaner klimës së sipërmarrjes në Shqipëri, duke nxjerrë në pah të dhëna jo entuziaste.
Nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe e Tregtisë në Shqipëri, Bledar Mankollari tha se faktori kryesor që ka sjellë rritje të pakënaqësisë tek bizneset është vetë situata politike. “Është ndryshimi më i madh midis 2018 dhe 2019”, tha ai, ku faktor tjetër renditi largimin e forcës punëtore nga vendi.
“51% e bizneseve shqiptare mendojnë se janë të prekur direkt nga emigracioni i forcës së punës”, theksoi Mankollari.
Të njëjtin pezm shprehu dhe ambasadorja gjermane Susanne Schutz.
“Në tërësi për fat të keq, këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës së përgjithshme ekonomike krahasuar me 2018. Pak më shumë se gjysma e sipërmarrjeve të pyetura e vlerësojnë gjendjen si të keqe. Në këtë mënyrë ky anketim emeton mesazhe të rëndësishme dhe i sinjalizon qeverisë se ku duhet të punojë ende”, tha Schutz. /tesheshi.com/