Nuk ka pranga mjaftueshëm, skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardiantit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm.
Këto janë disa nga problemet që ka evidentuar Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, mbi sistemin penitenciar në Shqipëri.
Çuko paralajmëron një reformë të thellë në burgje që do të çojë këtë institucion në parametrat e duhur.
I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Çuko deklaroi se kjo reformë do të nisë nga vetingu për administratën dhe stafin e gardianëve e deri te politikat për trajtimin e të burgosurve, që përfundojnë me përgatitjen për rehabilitmin e tyre në shoqëri pas lirimit.
“Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe ko situatë duhet të marrë fund”, tha Çuko.
Nga ana tjetër ai shtoi se është një luftë e përhershme dhe e përjetshme mes sigurisë që ne afrojmë dhe asaj që kërkojnë të dënuarit.
Numri më i madh i personave për një vepër penale në burgje është i personave të arrestuar, hetuar dhe dënuar për kultivim të drogës dhe trafikut të tyre. Nga 5284 persona që ndodhen aktualisht në 23 institucionet e rieduktimit, 1378 persona i përkasin kategorisë së atyre që janë akuzuar dhe dnëuar për këtë akuzë.
Mes tyre janë 485 të dënuar dhe 893 ndodhen në paraburgim. Një rekord më vete shënon numri i personave që janë në qeli të dënuar me burgim të përjetshëm. Aktualisht 164 persona ndodhen në burgjet e sigurisë së lartë dhe duhet të kalojnë gjithë jetën në burgje të dënuar me vendimin eksrem.
Një tjetër vepër penale e përhapur për të cilën ndodhen në burgje janë ata që janë arrestuar dhe dënuar për vjedhje. Aktualisht janë më shumë se 800 persona që ndodhen në qeli për këtë vepër penale. /tesheshi.com/