Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sipas një të huaji: Shtatë plazhet më magjepsëse në Shqipëri

Riviera, aty ku joshja nga Joni është e pashmangshme

by te Sheshi
17/07/2024
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 3 mins read
A A
Sipas një të huaji: Shtatë plazhet më magjepsëse në Shqipëri

Nëse po kërkoni të gjeni paqe në një destinacion bregdetar, mos kërkoni më larg se Shqipëria – vendi më i nxehtë i pushimeve të këtij viti, shkruan Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen britanike TimeOut.

Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet në Mesdhe – ku do të gjeni qetësi në plazhe, edhe gjatë pikut të sezonit në gusht.

Disa nga plazhet e Shqipërisë janë po aq të zënë sa edhe plazhet e tjera të mëdha në Mesdhe – por duke ndjekur rrugën gjarpëruese nëpër ullishte, mund të gjendeni në një liman të veçuar – ku gjurmët e njerëzve janë të rralla.

Ne ju rekomandojmë të vizitoni disa nga plazhet më magjepsëse shqiptare:

Plazhet më të mira në Shqipëri

1. Ksamili

Vija bregdetare e fshatit të vogël të Ksamilit rrethohet nga një grumbull limanesh të ndërthurur, ishujsh në miniaturë, pyjesh dhe lagunash që shkëlqejnë në diellin e pasdites.

Të gjitha këto janë para se të futeni në rrënojat e jashtëzakonshme romake të Butrintit.

E gjithë kjo do të thotë se Ksamili i ka të gjitha kushtet për të qenë një fshat perfekt plazhi mesdhetar, por ju kujtojmë se – nuk është më një sekret – dhe pritet të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë ndërkombëtarë.

2. Himara

Qyteti bregdetar i Himarës shërben si një bazë për të eksploruar një pjesë intriguese të vijës bregdetare.

Zona në veri ofron burimet më të pasura të rërës dhe kripës.

Disa nga plazhet këtu, si Plazhi i Livadhit, janë me të vërtetë magjepsës dhe plot me shezllone dielli, por ndodhen edhe disa limane të vegjël, si plazhi i Akuariumit.

3. Dhërmi

Dhërmiu është një rrip i gjatë bregdetar me rërë dhe guralecë, i cili përfundon në tokat shkëmbore me limane të vegjël.

Gjeni kohë për të eksploruar fshatin në majë të shkëmbit me të njëjtin emër.

Në Dhërmi do të dalloni shtëpi të lyera me gëlqere, rrugë të ngushta dhe lule dekorative rozë “Bougainvillea” mbi mure.

4. Gjipe

Plazhi i vogël me guralecë të bardhë i Gjipesë është gjithçka që shpresonit se mund të ishte vija bregdetare shqiptare.

Arsyeja pse ka mbetur kaq i pacënuar? Ndoshta sepse nevojitet një ecje 45 minuta nga rruga më e afërt.

Do të gjeni gjithashtu një kafene të lezetshme sezonale në plazh dhe një zonë kampingu.

5. Borshi

Plazhi i Borshi është shtatë kilometra i gjatë, dhe në muajin më të populluar të gushtit mund të gjeni një cep të qetë.

Dhe çfarë qoshesh janë këto? Guralecët e vegjël e të bardhë ngjyrë kremi do t’iu çojnë në ujërat e cekëta blu – ndërsa në brendësi të tokës shtrihen qindra pemë ulliri që bëjnë hije.

Për një izolim të plotë, drejtohuni në gjysmën jugore të plazhit, ku njerëzit nuk priren të shkojnë.

6. Gjiri i Dafinës

Gjiri i Dafinës ndodhet në pjesën jugore të gadishullit të Karaburunit.

I mbrojtur si një rezervat natyror, gadishulli ka disa limane shumë të vogla – ndër të cilat Gjiri i Dafinës është padyshim më i miri.

Për të arritur në ndonjë nga plazhet – përgatituni për një shëtitje të gjatë mbi kodrat e mbuluara me pyje pishe me erë të këndshme ose – alternativa më e mirë – bashkohuni në një udhëtim me kajak gjatë natës.

7. Ishulli i Sazanit

Me një histori të errët të Luftës së Ftohtë – gjatë së cilës u përdor si një bazë për nëndetëset dhe një fabrikë sekrete armësh kimike – ishulli i largët dhe i pabanuar i Sazanit është një parajsë në bregdetin shqiptar.

Ishulli, i cili mund të vizitohet vetëm në turne të organizuara me varkë, ofron vende historike dhe disa plazhe absolutisht të pacënuara ku mund të bëni zhytje të mrekullueshme. /atsh/

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ç’kërkon Scholz në Serbi?

Ç’kërkon Scholz në Serbi?

“Xhehenem” mbi Evropë: situata vend pas vendi, përfshirë dhe Shqipërinë

“Xhehenem” mbi Evropë: situata vend pas vendi, përfshirë dhe Shqipërinë

Dyshimi se ky prift engjëllor francez ka qenë djall seksual

Dyshimi se ky prift engjëllor francez ka qenë djall seksual

TË FUNDIT

  • Të fundit
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025
Çfarë po bën ushtria e Putinit?

Çfarë po bën ushtria e Putinit?

05/07/2025
Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni