Policia maqedonase po zhvillon aktualisht një operacion në disa lokacione në Maqedoni, siç është njoftuar, kundër të ashtquajturve anëtarëve të ISIS-it në vend.
Sipas informatave paraprake, në shënjestër të operacionit policor janë persona që sipas policisë pretendohet se kanë marë pjesë në rekrutimin e shtetasve të Maqedonisë për pjesëmarrje në formacionet paraushtarake në Siri, për çka policia po bënë kërkime dhe arrestime në në Shkup, Strugë e Kumanovë.
Informatat fillestare flasin për disa persona të arrestuar. Mëngjesin e sotëm policia hyri në një objekt mbështetës të një xhamie në Shkup, për të cilën ka kohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë thotë se nuk e ka nën kontrollin e saj.
Ministria e Brendshme konfirmon aksionin, por zyrtarisht do të prononcohet gjatë ditës.Gjatë aksionit policorë është arrestuar hoxha i xhamisë “Tutunsuz”, Rexhep Memishi. /tesheshi.com/