Një burrë nga India, i cili ishte zhdukur 40 vjet më parë është bashkuar me familjen e tij pasi vëllai e kishte njohur atë nëpërmjet një video në YouTube, e cila ishte bërë virale.
Khomdram Gambhir Singh u zhduk nga shteti Manipur në moshën 26 vjeçare në vitin 1978 dhe familja e tij nuk mori asnjë informacion për rreth 4 dekada.
“Nuk mund t’i besoja syve kur një nga nipërit e mi më dërguan videon. Ne i kishim humbur të gjitha shpresat për ta parë atë të gjallë”, tha vëllai i Singh, Khomdram Kulachandra për gazetën Hindu.
Policia në Manipur e gjurmoi personin e humbur në Mumbai, ku ai jetonte.
Familja e zotit Singh e kuptoi se ai jetonte në Mumbai, sepse Firoz Shakri fotograf shpërndau videon tetorin e kaluar.
“Ai po fitonte para si një lyps që këndonte këngë të vjetra indiane” tha fotografi për agjencinë e lajmeve AFP./tesheshi.com/
https://youtu.be/7kUjZHPb5K8