Larja e rrobave është një proces sa i kushtueshëm, po aq dhe i lodhshëm dhe në fund shpeshherë ajo njolla gjendet akoma e zbehtë aty duke na çuar mundin dëm. Pa përmendur elementët toksikë që janë gjetur në këto detergjentë në mjaft studime të kryera nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit.
Produkti ekonomik për larjen e rrobave është: uthulla e bardhë.
Ja cilat janë përdorimet e saj në larjen e rrobave
*Për shkak të acidetit të lartë që ka uthulla e bardhë është perfekte për heqjen e njollave të deodorantit dhe në një larje me ujë të ftohtë. Thjesht hidhni disa pika mbi njollë para larjes.
*Ka të njëjtin efekt zbutës mbi rrobat si një zbutës fabrike. Në të njëjtën kohë ju nuk do të ndotni as mjedisin dhe as do të rëndoni xhepin tuaj.
* Provoni të hidhni 6 lugë gjelle me verë të bardhë në ujë të ftohtë mbi rrobat delikate që ju i lani me dorë dhe lërini rrobat aty për një orë. Më pas fërkojini pak dhe rrobat tuaja do të jenë të lara si kurrë.
* Uthulla e bardhë nuk do e irriton lëkurën tuaj apo të fëmijëve tuaj. Një problem që haset rëndom tek detergjentët larës të zakonshëm.
*Për të hequr njollat e kafesë, verës së kuqe ose çokollatës kombinoni gjysëm filxhani me uthullë dhe me ujë të ngrohtë hidheni solucionin mbi njollën dhe lëreni për gjithë natën dhe më pas lajini rrobat si zakonisht.
* Për të gjithë ata që kanë dyshime se detergjentët natyralë të rrobave nuk bëjnë të mundur larjen e rrobave duhet t’a dini se uthulla e bardhë bën të mundur dhe heqjen e njollave më të forta./tesheshi.com/