Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Kolumnisti izraelit, komandantëve ushtarakë: Jini të guximshëm dhe ndaloni luftën!

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Dekarata mizore: “Çdo foshnjë në Gaza, një armik”

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si punon propaganda: historia e fëmijës që i mbijetoi tërmetit, por që në fakt nuk ekziston

by te Sheshi
24/09/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Si punon propaganda: historia e fëmijës që i mbijetoi tërmetit, por që në fakt nuk ekziston

Historia ngriti peshë një vend që po përballej me katastrofën: punonjësit e shpëtimit po përpiqeshin pa ndaluar asnjë minutë të nxirrnin një 12-vjeçare që kishte mbijetaur mrekullisht nga tërmeti shkatërrues në Meksikë, por mbetej e bllokuar në rrënojat e shkollës së saj.

Kanalet televizive transmetonin lajme të reja minutë pas minute duke përshkruar sesi ekipi i shpëtimit i afroj centimetër pas centimetri vendit ku Frida Sofía ishte varrosur për së gjalli.

Oficerë të marinës që drejtonin përpjekjet e shpëtimit u thanë reporterëve se ajo ishte parë tek luante gishtat, që ajo ishte strehuar nën një tryezë graniti dhe që ishte në kontakt me shokët e klasës.

Por, më pas, shpresa u shndërrua në lëndim – më pas në zemërim – ndërsa historia u shemb e gjitha: nuk kishte nxënëse me emrin Frida Sofía; nuk ekzistonte asnjë vajzë në rrënojat e shkollës Enrique Rebsámen.

Pas dy ditësh, kur dukej se shpëtimi po vinte në çdo moment për vajzën, asistent-sekretari i Marinës, Enrique Sarmiento, njoftoi papritur dhe pa shpjegime se apelit të nxënësve të shkollës i ishin përgjigjur të gjithë.

“Duam të theksojmë se nuk kemi dijeni për raportimet që dolën për emrin e një vajze”, shtoi Sarmiento. “Ne nuk besojmë – dhe jemi të sigurtë – se nuk ka qenë e vërtetë”.

Njoftimi erdhi vetëm disa orë pasi një tjetër zyrtar i Marinës i kishte thënë televizionit “El Financiero” se punonjësit e shpëtimit kishin marrë kontakt me vajzën.

Pohimi se nuk kishte ekzistuar kurrë një Frida Sofía zemëroi shumë meksikanë, të cilët ndjenë se ishin ushqyer me një rrëfim të rremë shprese nga shtypi dhe zyrtarët publikë.

“Njerëzit janë të zemëruar”, tha Esteban Illades, botues i revistës meksikane “Nexos”. “Frida ishte historia e tërmetit”.

Në rrjetet sociale ishin të shumtë ata që shfrynë zemërimin ndaj autoriteteve. Por, ata targetuan po ashtu edhe median, sidomos gjigandin e transmetimeve “Televisa”. Disa e krahasuan episodin me historinë e
Monchito-s, një djali nëntëvjeçar që ishte në fokus të përpjekjeve masive të shpëtimit nga rrënojat që la tërmeti shkatërrimtar në qytetin e Meksikos në vitin 1985, por që edhe ai doli se nuk ekzistonte.

Spikerët e “Televisa”-s po ashtu shprehën frustrimin e tyre. “Qeveria federale gjithnjë na tha se ekzistonte një vajzë dhe se ata ishin afër shpëtimit të saj. Tani ata e ndryshuan versionin e tyre. Çfarë indinjate”, shkroi spikeri Carlos Loret de Mola.

Gjatë përpjekjeve të shpëtimit, ushtarët dhe marinsat me pajisje të specializuara si sensorë nxehtësie apo mikrofona të ndjeshëm kërkuan rrënojat e shkollës për shenja jete – dhe pretenduan se kishin gjetur nxënësen Frida Sofía. Pati raportime se punonjësit po e ushqenin atë me qumësht përmes një tubi plastik.
Por, më pas nisën të dalin mospërputhjet: nuk kishte asnjë familje të dëshpëruar që të qëndronte pranë shkollës, asnjë nga stafi i mbijetuar apo nxënësit e tjerë nuk njihte dikë me këtë emër.

Mbrëmjen e vonë të ditës së dytë, shpërthyen brohoritjet nga vendondodhja e rrënojave të shkollës, ndërsa u përhap thashethemi se ishin shpëtuar dy nxënës.

Por, menjëherë pas kësaj, një grup vullnetarësh të ndihmës së shpejtë të njohur si Urithët, -të famshëm për gërrmimet në rrënoja – u larguan nga shkolla duke thënë se zyrtarët e Marinës kishin marrë kontrollin e operacioneve të shpëtimit.

Në fund fare, ky operacion ishte i panevojshëm.

Zemërimi i nxitur nga episodi ishte produkt i neverisë së gjithëpërhapur me zyrtarët publikë dhe mjetet e medias që vazhdimisht akuzohen se falsifikojnë statistika dhe zbehin problemet e vërteta të Meksikës.

“Edhe pa këtë episod, ne kemi nivel ekstremisht të ulët të besimit tek institucionet”, thonë sociologët në qytetin e Meksikos.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”
Politikë

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni
Azia

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”
Europa

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Next Post
Topalli kundër takimit Rama-Basha: Nuk zgjidh asnjë gjë

Mbeti jashtë Parlamentit, ja si i kalon fundjavat Jozefina Topalli (foto)

Enver Hoxhaj: pa njohje të ndërsjelltë Kosovë-Serbi, s´ka integrim në BE

Enver Hoxhaj: pa njohje të ndërsjelltë Kosovë-Serbi, s´ka integrim në BE

Vasili i LSI ironizon Ramën: inspirimi i drogës doli edhe te pikturat që bën…

Vasili i LSI ironizon Ramën: inspirimi i drogës doli edhe te pikturat që bën…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

Parlamenti italian miraton “Gjadrin”

21/05/2025
Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

21/05/2025
BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

BE-ja, 150 miliardë euro për të “fjetur e qetë”

21/05/2025
Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

Britma dëshpërimi në Gaza: rasti i foshnjës Nivin

21/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni