Nga aty ku qëndron i arratisur nga drejtësia shqiptare, Arben Ahmetaj, deri dje ndër emrat e fytyrat kryesore të qeverisjes së Ramës, ka lëshuar një akuzë të drejtpëdrejt ndaj ish-shefit të tij politik, tipike të rëndomtë politike, tipike shqiptare gjithashtu, më shumë me përmbajtje inatçore se sa me fakte konkrete dhe bindëse.
“Kam takuar drejtues mafioz në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë”, ka thënë ai, pa e shoqëruar me ndonjë të dhënë plus këtë akuzë, pët t’i dhënë asaj valencën e duhur të besueshmërisë apo seriozitetit. Sepse, është fjala për një ish-zv/kryeministër, një figurë politike, një njeri me peshë publike ndër vite, e jo një çapaçul rrugësh.
Ajo që thotë Ahmetaj për Ramën mund të jetë plotësisht e vërtetë, nisur dhe nga fakti se dhe Italia fqinje e ka patur të qartë e të provuar molepsjen e politikës me mafian, sidomos në fundin e viteve ‘80-të dhe fillimet e ‘90-ës, paçka të qënit vend i BE-së dhe një ndër shtatë vendet e industrializuara të botës, por forma e akuzës së tij tregon më së shumti jo implikimin e Ramës me mafian, por rëndomësinë e tij si person.
Kjo duket dhe nga sfondi ku ai ka dhënë intervistën për investigimin e RAI 3, me shishe vere pas shpine, shtruar me të ngrënë e të pirë, në një lloj shkujdesje që tregon mungesë respekti për veten në radhë të parë, si dhe mungesë ulëritëse të finesës apo fisnikërisë njerëzore. E kompleton këtë me llojin e akuzës që bën.
Dhe kjo është në vetëvete një akuzë me një fakt kokëoftë për Ramën, për amoralitetin e tij në qeverisje, duke zgjedhur, pa asnjë filtër moral, njerëz si Arben Ahmetaj për t’i patur deri dhe krah të djathtë, duke u besuar dhe punë me para të madhe. /tesheshi.com/