Agresori i marrë që iu turr me armë sinagogës në Gjermani u përshkrua si adhurues i neonazimit që kishte në plan të godiste një xhami “të pambrojtur”.
Neonazisti i identifikuar nga policia si Stefan Balliet, 27 vjeç, ishte i vendosur të shuante sa më shumë jetë, e megjithatë i mori dy të pafajshme në afërsi të sinagogës dhe varrezave hebreje që gjendeshin në qytetin e qetë të Halle.
Ngjashëm si me rastin e Brenton Tarrant, famëkeqit australian që la të pajetë 51 muslimanë në Zelandë të Re, edhe gjermani publikoi një manifest në internet, ku shpjegoi me gjasë “arsyet” e agresionit që do të kryente.
Neonazisti kishte shkruar se qëllimisht zgjodhi që aktin e ligë ta kryente në festen e hebrenjve, Yom Kippur, pasi pritej që sinagoga të kishte më shumë vizitorë në këtë ditë.
Ai e kishte vënë live ngjarjen me një kamerë të montuar në kokë, nga ku po transmetohej gjithçka në platformën e videove Twitch.tv. /tesheshi.com/