Gazetaria shqiptare është në zi pas ikjes nga kjo botë të një prej ikonave të saj të pas 90-ës, Fatos Baxhaku, ndër penat më cilësore e më morale, njëherësh pa qenë as një ditë pjesë e shkollës “Koha Jonë”. Paralel me median zhurmëmadhe të Nikollë Lesit, ai do themelonte e drejtonte “Gazetën Shqiptare”.
Karriera e tij do shoqërohej nga drejtimi dhe ndërtimi i disa redaksive, duke nisur nga Klan (kryeredaktor), Revistës XXL (themelues, kryerdekator), Vizion Plus(kryeredaktor), Gazetës Shqip(themelues, kryeredaktor), për të vijuar me cikle reportazhesh nga cilësohet mbi Shqipërinë, siç ishte “Tunel”, e më pas me krijime publicistike siç “Çadra e Kuqe”, një libër me fatet e të huajve të martuar në Shqipëri.
Vitet e fundit, Baxhaku (siç i thoni(n)m të gjithë, u tërhoq nga gazetaria e përditshme, duke u marrë vetëm me dokumentare të financuar nga organizma të huaj.
Një prej arsyeve se pse nuk i bëhej të shkuante, ishte futja e gazetarisë online, të cilin, siç ja shjegoi autorit të këtyre radhëve pak kohë më parë (Ermir Hoxha), nuk e honepste dot. E në shenjë rebelimi për goditjen që po merrte gazetaria tradicionale nga ajo e portaleve, Baxhaku vendosi të mos jetonte më me përditshmërinë e saj. /tesheshi.com/