Në të ardhmen do të mund ta luftojmë të nxehtin duke… u veshur.
Inxhinierët e universitetit të Standfordit kanë ideuar një shtresë plastike, e cila, po të ndërthuret me pambukun normal, arrin të shpërndajë nxehtësinë trupore në mënyrë më efikase.
Ky material vepron në dy nivele: lejon daljen e djersës dhe të lengjeve që nxjerr trupi jashtë me anë të lëkurës, siç bëjnë zakonisht kostumet sportive; por mbi të gjitha lejon nxehtësinë që lëshon trupi në formë rrezatimi që të filtrohet e të shpërndahet jashtë.
Është pikërisht vetia e dytë që e bën revolucionar këtë produkt, prasi zakonisht rrobat dhe mbulesat na ngrohin pikërisht për shkak se bllokojnë nxehtësinë trupore, duke mos e lejuar që të dalë jashtë. /tesheshi.com/