Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se shteti i Niue ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Mbrëmë morra notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona.”
Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. sipas Thaçit paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB. /tesheshi.com/