Duket si një koiçidencë ajo që një varrezë masive është pikasur së fundi në oborrin e shtëpisë të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Pra në fshatin Zajaz të Kërçovës. Viktimat dyshohet të jenë shqiptarë të luftës ballkanike të vitit 1913.
Ende nuk jepen detaje se si është rënë në gjurmët e kësaj varreze dhe nëse ajo është ditur më parë.
Vetë politikani i lartë shqiptar ende nuk është shprehur.
Edhe pse ngjarja në fjalë është tërësisht e shkëputur nga figura e Ahmetit, politikisht kjo mund t’i vijë në ndihmë imazhit të tij të rrënuar pak para zgjedhjeve të përgjithshme.
Së këndejmi, Zajazi do shihet më syrin e një fshati heroik, e nga ky imazh, për një popull është shumë folklorik në gjykime kombëtare, mund të përfitojë dhe vetë kreu i BDI, njëherësh aleati më i ngushtë i Gruevksit ën qeverisje. /tesheshi.com/