Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja, ka përcjellë një mesazh për bashkëatdhëtaë të tij që të kos marrin rrugën për atje ku ai ndodhet, pikërisht nga rreziku i infektimit me koronavirus. ”
Te dashur miq e bashkëkombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish, por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes së njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar”, shkruan ambasadori Belortaja.
Për të, kjo është koha më e keqe për të qenë në Kinë, e kush ka planifikuar të udhëtojë për aty, bën mirë të kthehet pas.
Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSH dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim. Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t’i shtyni për më vonë!
Ju lutem, informohuni sa më mirë e binduni vetë para se t’i hyni një situate me shumë rrezik nga virusi por edhe të papritur për shkak te kontrolleve te pazakonshme”, apelon Belortaja. /tesheshi.com/