Një ndër zërat më intelektualë te shqiptarët e Maqedonisë, Afrim Gashi, do jetë njeriu që do udhëheqë Kuvendin maqedonas, duke pasuar kështu Talat Xhaferin në postin e lartë të këtij shteti, i cili së fundi ishte dhe kryeministër.
Afrim Gashi vjen nga koalicioni VLEN, në aleancë me VMRO-në. Ai u zgjodh me 76 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim.
Kujtojmë se Gashi deri të hënën ka qenë kryetar i partisë Alternative, kur dha dorëheqje pas nominimit të tij për kryetar të Kuvendit. Ai është një ndër themeluesit e Lëvizjes Besa, këtu e pak vite më parë.
Afrim Gashi, njëherësh një besimtar musliman, vjen nga elita intelektuale e shqiptarëve të Maqedonisë, si një ndër themeluesit e Revistës Shenja, organi më serioz i shqiptarëve atje. /tesheshi.com/