Gashi, Xhaka dhe Ajeti janë shpallur kampionë të Zvicrës me Bazelin, që e fiton këtë titull për të 18-tën herë.
Skuadra e shqiptarëve ka siguruar matematikisht titullin pas barazimit me rivalin direkt Jang Boys. Kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u zhvilluar, diferenca mes këtyre dy skuadrave është 11 pikë.
Shqiptarët, sidomos Gashi, kanë qenë pjesë kryesore e këtij triumfi dhe tashmë duhet të mendojnë finalen e Kupës me Sionin më 7 qershor. Bomberi i Kombëtares jo vetëm që ka udhëhequr skuadrën zvicerane drejt këtij titulli, por ka arritur që të jetë edhe pretendenti kryesor për një trofe personal.
Gashi kryeson listën e golashënuesve me 21 gola të shënuar. Sulmuesi i Kombëtares është në garë për të fituar “Këpucën e Artë” për të dytin sezon radhazi. /tesheshi.com/