Enisa Nabolli, nxënëse e shkollës “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë, u shpall fituese e çmimit të parë të konkursit e pikturës “Shqipëria Ime”, organizuar nga Ministria e Arsimit.
Dhe, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ishte dhe vetë kreu i qeverisë, i cili i dorëzoi çmimin fitueses së konkursit.
Interesant është fakti se puna e nxënëses së klasës së 12-të, ardhur nga një shkollë ku dominojnë fëmijë të komuniteteve muslimane, është me motive atdhetare – Muzeu i Skënderbeut në Krujë.
Për javë me radhë, nxënës nga të gjitha shkollat e vendit paraqitën punime në pikturë, ku në qendër ishte prezantimi i krenarisë kombëtare. /tesheshi.com/