Shqipëria ka lejuar uljen e një avioni nga Bjellorusia këtë të mërkurë, pas sanksionimit në qiell të këtij vendi nga ana e BE-së.
Për të mbërritur në Shqipëri, avioni ka kaluar nga Hungaria, që, edhe pse shtet i BE-së e ka lejuar të kalojë. Sipas asaj çfarë raporton Report TV, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministra e Jashtme është thënë se ulja është lejuar pasi nuk është bërë asnjë kërkesë nga NATO dhe BE për të ndaluar fluturimet me këtë shtet.
Kujtojmë se një ditë më pare, shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së vendosën t’u ndalojnë linjave ajrore bjelloruse që të përdorin hapësirën ajrore si dhe aeroportet e BE-së, pas uljes së detyruar të avionit Ryanair-it që çoi në arrestim e një gazetari bjellorus. /tesheshi.com/