Shqipëria do marrë nga Turqia dronët e saj të famshëm, jo për luftë me ndonjë armik të jashtëm.
Kjo është deklaruar nga kryeministri Rama, pas një takimi në Neë York me presidentin Erdogan, duke u saktësuar se për ç’lloj armiku do vihen në funksion.
“Me Erdogan diskutuam për domosdoshmërinë e dronëve. Jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronët bajraktarë.
Do marrim 6 që do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrolle të territorit, për ndërtime pa leje, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e narkotikëve dhe kështu me radhë. Dronët i kanë pjesë të tyre kamerat inteligjente”, tha Rama. /tesheshi.com/