Në periudhën janar-korrik 2017 kanë ndodhur 1098 aksidente me pasojë humbjen e jetës së 127 qytetarëve. Por shifra e aksidenteve në këtë periudhë krahasuar me një vit më parë është 1.3 %më e ulët, kjo sipas Institutit të Statistikave.
Por, në muajin e fundit, korrikun e 2017-s, aksidentet kanë një rritje me 7.6% krahasuar me korrikun e vitit që shkoi. Gjithsesi, numri i të aksidentuarve për këtë muaj është me rënie.
Me ulje 4% me bazë vjetore janë edhe shifrat e të aksidentuarve për shtatëmujorin e 2017-s, duke shënuar edhe 30 të vdekur më pak, raporton TCH.
Në shtatëmujorin e këtij viti, aksidentet rrugore, që kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, zënë mbi 80 të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grupmosha 25-35 vjeç, duke zënë 28% të totalit.
Në fakt, kjo ka qenë edhe grupmosha që është prekur më shumë nga ashpërsimi i gjobave të Kodit Rrugor dhe nga aksionet e Policisë Rrugore kundër shkeljeve që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe tejkalimin e shpejtësisë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i aksidenteve për këtë grupmoshë është ulur me 5.5%. /tesheshi.com/