Shqipëria dhe Kosova do të kenë seli diplomatike, qofshin ambasada apo konsullata, të përbashkëta. Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për mediat mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj.
“Duhet t’i japim fund historisë së shpenzimeve të paarsyeshme për të mbajtur seli diplomatike dhe përfaqësi konsullore të veçanta. Kemi folur për një plan të përbashkët veprimi në funksion për ndërtimin e një fondi imobiliar të përbashkët, që do u japë shqiptarëve një adresë”, tha Rama. /tesheshi.com/