Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të qeverive më 27-28 nëntor. Kjo mbledhje, që përkon me 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të zhvillohet në qytetin e Korçës.
Kjo u pohua në vizitën e parë zyrtare si kryeministër i Kosovës të Ramush Haradinajt në Tiranë.
Pas pritjes në Pallatin e Brigadave që kryeministri Edi Rama i bëri homologut të tij, Ramush Haradinaj, u mbajt një takim inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndebeut.
Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut që qeveria shqiptare shpalli me vendim të Këshillit të ministrave, sipas Ramës, është “themeli i një qasje të re të domosdoshme të imazhit që përçojmë në botën që na rrethon dhe universit europian që prej natyre ne shqiptarët i përkasim”. /tesheshi.com/