Shqipëria është treguar e madhe në sfidën ndaj Armenisë pasi ia ka dalur ta përmbysë rezultatin e pjesës së parë. Një gol i Mërgim Mavrajt dhe një tjetër i Shkëlzen Gashit i ka dërguar shqiponjat në kreun e tabelës, ndërsa tifozët që ishin mbledhur në Elbasan Arena kanë shkuar në trans.
Ndeshja nisi keq për të besuarit e De Biasit, të cilën pësuan në minutën e katërt. Mavraj nuk ka arritur ta largojë një top si duhet brenda zonës dhe e ka futur në portën e tij. Nuk mjaftojnë goditjet e Abrashit dhe Cikalleshit në vazhdim pasi ishte shtylla që ia mohoi golin tanëve.
De Biasi hap letrat në pjesën e dytë dhe nuk ka çfarë të humbasë. Inkuadrimi në lojë i Lenjanit dhe Gashit i ka dhënë shtytje kombëtares që të sulmojë deri në rikthimin e rezultatit. Një harkim i Xhakës ka gjetur kokën e Mavrajt drejt zonës në minutën e 77-të, që nuk heziton ta dërgojë drejt rrjetës për ti barazuar shifrat. Katër minuta më pas Shkelzen Gashi me mjeshtri ka përfunduar në rrjetë aksionin e Lanjanit duke e flakur Elbasan Arenan.
Tashmë kemi t’drejtë të ëndrrojmë drejt kualifikimit për në Kampionatin Evropian në Francë 2016.
Shqipëria kryeson grupin me 7 pikë. /tesheshi.com/