Një hulumtim i bërë nga organizata ”Zëri Ynë” e cila është pjesë e “Save the Children”, rezulton se në Kosovë 63.4% e fëmijëve ndjehen pa disponim dhe të trishtuar për një kohë të gjatë.
Po ashtu hulumtimi tregon se 32.9% e fëmijëve kanë qenë subjekt i talljes, teksa 4 nga 5 të fëmijëve shqetësohen për notat e tyre, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, 41.7% e fëmijëve nuk dinë ku të lajmërojnë dhunën apo keqtrajtimin.
Ky hulumtim i përket kërkimeve të fëmijëve në Kosovë për vitin 2016. /tesheshi.com/