Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ardhur nga një rezultat pozitiv nga zgjehdjet e 21 Qershorit, deklaroi do të jenë të papranueshme kushtet e Athinës nëse vendos si veto qëndrimin e PDIU-së në koalicion me Partinë Socialiste.
Idrizi, gjatë një interviste në me gazetarin Enkel Demi, në emisionin “Shih programin” në TVSH, deklaroi se nuk besonte se ka ndonjë kusht nga ana e palës greke, në lidhje me ekzistencën e PDIU-së në koalicionin qeverisës.
Nga Enkel Demi
Ke arritur të flesh pas fushatës?
Pas zgjedhjeve isha menjëherë tek Varrezat e Kllogjerit në kuadër të përkujtimit të masakrës ndaj popullsisë çamë, pastaj në festën e Konispolit. Vrapimi vazhdon akoma..
Në politikë temperaturat janë ende të larta?
Gjithmonë në politikë temperaturat janë të larta, pas zgjedhjeve, ka ende 1 muaj parlament, ka ende tema dhe debate te hapura, ka ende shumë për të bërë.
Po në zgjedhjet e fundit dolët mirë apo jo?
Po, është e vërtetë, kemi rritje rreth 35%. Në 3 bashki që kandiduam me ASHE-në, ne fituam, pavarësisht nga karakteristikat e ndryshme. Saimir Sala ne Peqin fitoi mbi 70%. Është vetëm 27 vjeç, është shumë interesant si djalë, është jurist, këshilltar i PDIU-së, me plot dëshirë për të bërë diçka për banorët. Peqini tashmë është një bashki e madhe, afër Tiranës, me mundësi për bujqësi dhe gjëra të tjera. Edhe Beqir Nuredini, ose Bushi siç e njohim ne, është djalë me vizion, i lindur në Rrogozhinë, me biznes të tij të nisur që 12-13 vjeç me gjëra të vogla, e që sot ka disa biznese të sukseshme si “Univers reklama”. Dhe bashkia Rrogozhinë është tashmë shumë e madhe, ai kishte dëshirë deri në idealizëm që qyteti i tij të ndryshojë. Fitorja në kuadrin e ASHE-së e Shuaip Beqirit në Konispol ishte e veçantë. Ai luftonte dhe me opozitën dhe me kandidatin e PBDNJ-së që bëri një fushatë antishqiptare. Konispoli është një bashki me potenciale, ku kanë jetuar minoritarët, vllehët, çamët. Kjo do të jetë një zonë ë qëndrueshme ekonimike, është zonë kufitare. Ne insistuam shunmë që kjo bashki të ekzistonte. Nga variant i parë, u bë e mundur ky ndryshim.
Ju pëmendet 3 bashki ku ju fituat, dhe më bën përshtypje se i trajtuat si fitore të lehta.
Asnjë fitore nuk është e lehtë, por kandidatët tonë ishin të rinj, energjikë, njohës të mirë të terrenit, me eksperincë për të shndërruar këto zona dhe për të marrë përgjegjësi mbi vete. Në Konispol kishte një veçanti se pati tendenca për ta kthyer në një terren me tendenca antishqiptare, sektarizëm të panevojshëm, PDIU-ja sot është një realitet me 60 mijë vota në të gjithë vendin. i falenderoj të gjithë ato që kanë votuar për PDIU.
Në këtë fushatë janë bërë sondazhe nga dy kompani private, dhe në të gjitha sondazhet ju nuk ishit, perveç sondazhit të fundit si e shpjegoni këtë?
Edhe unë e kam parë, dhe kur vinte puna për të dedektuar PDIU në Tiranë dilte 2.5-3 %, në Durrës, Elbasan po aq, ndërsa në rang kombëtar nuk dilte asgjëkundi. Në sondazhin e parafundit ne dilnim shumë mirë. Unë sinqerisht nuk u shqetësova nga sondazhet. Nuk dua të mendoj se kushdo mund ta kishte spostuar PDIU, por unë isha i qetë sepse e dija se çfarë fushate po bënim.
Po lexoja raportin e OSBE/ ODHIR, ku kritikohej KQZ-ja për heqjen në mënyrë ekstraligjore të se drejtës të PDIU-së për të patur numërues. Pra kjo është një padrejtësi, që vijoi dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përshtypje me ka bërë pse nuk duhet të ishim ne në atë tryezë. Ata që janë aty jo vetëm ruajnë votat e tyre, por fusin duart dhe tek votat e partive të vogla. Nuk besoj se në rastin e PDIU ka patur ndonjë tjetërsim shumë të madh, por ndodh gjithmonë kështu. Edhe raporti i ndërkombëtarve e veçon këtë pjesë të procesit zgjedhor së bashku me blerjen e votës dhe administrimin e partive të mëdha. Vazhdon parimi stalinist “populli voton, partitë e mëdha numërojnë”. Isha në Kolegj për seancën e ankimimit. Ajo që më ka bërë përshtypje ishte vendimi flagrant. Dhe thashë me vetë imagjino kur na e heqin ne, të përfaqësuear në Kuvend me një grup jo të vogël, unë vetë nënkryetar i kuvendit, imagjino se çfarë i bëjnë popullit gjyqtarët thashë me vete.
Pas dy vjetësh mos do të kemi të njëjtën histori?
Jo, nuk do ta lëmë për në fund
Komenti për procesin zgjedhor me një notë nga 1-10
Mund t’i vendos 7-8. Notë e mirë, por jo e shkëlqyeshme për këto zgjedhje. Ne si komb kemi patur një padrejtësi historike që gjysma e Shqipërisë është jashtë kufirit, por dhe atë që mbeti brenda kufinjve e kishim ndarë në 400 komuna, ku kryekomunarët ishin bërë si bejlerë të vegjël, ku merreshin lekët vetëm për administratën dhe nuk bëhej asnjë punë. Nëse do të kishim ende të njëjtën ndarje në 400 bashki e komuna do të kishim të paktën 800 “gladiatorë”, por ky numër i ri bashkish solli dhe një frymë tjetër. Administrimi i zgjedhjeve, shtrenjtësia e fushatës, pasi financimi i fushatës duhet të rishikohet si ligj si problem i madh, ndërsa administrimi i zgjedhjeve mbetet një problem i madh, sepse në zgjedhjet lokale ka shumë gjera që ndërthuren, por u kuptua se nuk ka më bastione, njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin dhe nuk votojnë më qorrazi.
Si ka votuar PDIU ne Tiranë?
Për Erion Veliajn si kandidat dhe PDIU-ne si forcë politike në këshillin bashkiak. Në ishim në aleancë dhe kishim interesin tonë të votonim kandidatin. Mund të them pa frikë se është votuar në 95% të rasteve nga ana e elektoratit të PDIU-së.
Thatë që bëtë një fushatë të pabarabartë mediatike, por javën e fundit të pashë në të disa studio?
Jam i bindur që pabarazia e medias ndaj subjekteve politike është më e madhe sesa ju mendoni. Ka media kombëtare që kohen e transmetimit për PDIU-në e kanë pasur gjatë këtyre zgjedhjeve 0 sekonda e kjo më ka bërë përshtypje. Nuk kishim spot, sepse spoti ishte i shtrenjtë. Unë vetë kam qenë vetëm në 2 studio, tek të tjerët nuk kam qenë prezent. Por disa media kanë qenë dashamirëse me PDIU duke transmetuar mitingjet tona kryesore live.
Ka qenë e disfavorshme të bëje fushatë me Greqinë zyrtare që ju ka cilësuar si nazist?
Besoj që ata kanë patur një tendecë për ta intimiduar votuesin e PDIU-së por, që besoj që e kanë bërë elektoratin tonë akoma më të vendosur dhe më të nderuar. Shumë nga ne as që mund ta kishim menduar që një qeveri fqinje të merrej me ne. Është një burrë i nderuar, quhet Nexhat Mergjyshi. Ai ka bërë një libër interesant me titull “Unë nazisti 9-vjeçar”. Në fakt kjo duket qesharake, por aq ka qenë ai kur është përzënë nga Greqia me dhunë. A mund të ndjehesh mirë për këtë gjë?
Familja Idrizi çfarë qëndrimi ka mbajtur gjatë Luftës së dytë Botërore?
Babai im ka ardhur 2 vjeç dhe nuk e mban mend me kë ka qenë… Greqia ka një arrogancë për të përmbysur të vërtetat që nuk i interesojnë. Në 1944 ndodhi masakra mbi çamët, por kjo fshihet, sepse nuk i intereson. Shqiptarët e Çamërisë ishin në një trysni shumë të madhe, pasi historia e Çamërisë nuk fillon në 1944, por që në 1913, kur u vranë e u masakruan fillimisht disa krerë të Çamërisë. Aty tentohej një strategji për t’i përzënë shqiptarët dhe për t’i dërguar në Turqi meqë ishin muslimanë. Kush rezitoi nga këto familje u vu nën thundrën e dhunës. Në 1943 në konferencën e Jaltës u vendos që Greqia të lihej nën influencën britanike, vendi ishte ndërkohë i çliruar, por mbi 1200 ishin partizanët çamë, në luftë kundër nazistëve. Në 1940 kur Italia pushtoi Shqipërinë burrat e Çamërisë ishin të internuar në ishujt përballë Turqisë, ndaj nuk i luftuan dot, jo më të bashkëpunonin. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë gjithmonë në krah të partizanëve, batalioni Çamëria ka luftuar 45 ditë për të mbajtur larg nazistët nga Shqipëria. Unë i sfidoj grekët. Kam fotot e shqiptarëve partizanë dhe foton e Napoleon Zervës me nazistët. A ka mundësi të më sjellin një foto ku çamët janë bashkëpunëtorë të nazizmit?! Grekët zhdukën 20% të popullsisë çame dhe për këtë ju duhet një alibi. Këto ditë kam menduar shumë për këtë temë. Unë kam qenë student i Dhjetorit të 1990 dhe besonim shumë tek demokracia. Por nuk ka patur degustim më të madh për mua kur shoh një ministër të Jashtëm të vendit fqinj që hedh akuza të paqëna mbi ne.
E di si e ka emrin ministri grek?
Jo.
E ka Kotzias.
Ky koca a levreku si e ka emrin, nuk e di me çfarë lekësh do të vijë në Shqipëri se nuk tërheq dot lekët as nga bankat greke se u mbyllën apo jo?! Më duhet ta them qartesisht se askush nuk mund të na intimidojë dhe të na etiketojë me atavizma që nuk na takojnë ne brezin e tretë të çamëve tashmë të ringritur në këmbë dhe të shumuar, siç ato nuk do të dëshironin të na shikonin.
Sipas gazetës Kathemirini, ministri Kotzias do të sjellë një propozim për abrogimin e ligjit të luftës, e ndihmon ky hap çështjen çame?
Kathemirini është gazetë serioze dhe e besoj si informacion serioz. E vlerësoj këtë hap të qeverisë greke. Ligji i luftës besoj se është në memorien e gjithë shqiptarëve që PDIU e ka ngritur me forcë këtë problem, sepse derisa u tha para disa kohësh nga Greqia kishim vetëm një frazë “Ligji i luftës nuk ekziston”. Unë kam dalë nëper studio, ku thuhej se “ligji i luftës nuk hiqet për çështje pronësore” . Kjo letër ishte fshehur nga Ministria jonë e Jashtme, ja çfarë intimidimi kishim ne në raport me Greqinë. Vetëm para rreth 1 viti u fol me zë të lartë për këtë ligj. Greqia i druhet kthimit të pronave tek çamët. Në momentin që u vendos ligji i luftës, pronat e shqiptarëve u vunë në sekuestro dhe ky ligj do të çlironte çdo gjë për shqiptarët e Çamërisë që kanë prona në Greqi. Unë e ftoj diplomacinë që të mos e shohë këtë si akt formal. Ky akt sjell shumë interesa pronësore për shqiptarët. Italia i mori përsipër dëmët e Greqisë në Luftën e Dytë Botërore, pasi Shqipëria ishte e pushtuar. E vërteta rreth ligjit të luftës doli më në fund në dritë të diellit.
Kjo pakete e ministrit te jashtem grek kushtëzohet me bashkepunimin mes PDIU-së dhe forcave te mëdha politike në vend?
Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e gazetës dhe jo e paketës. Unë e kam dedektuar këtë gjë dhe e di shumë mirë që shteti shqiptar deri para disa vitesh ka qenë si i zënë në kurth nga vetot e shtetit grek. Ky është kulmi i arrogancës. Ai ose është i keqinformuar nga amabasada e tij dhe Dulja, ose kjo është lajthitja më e madhe dhe arrogancë e paimagjinueshme. Askush nuk mund të kushtëzojë aleancat politike të një vendi fqinj!
Sot a ishe i ftuar tek festa e PS?
Po, isha i ftuar, por nuk shkova dot.
Rama të ka veçuar, gjatë kësaj ceremonie duke cituar një shprehje tenden…
“Çam nuk lind, po bëhesh.” Është një frazë që unë e përdor më kënaqësi. PDIU-ja ka si kauzë jo vetëm problemin e Çamërisë, por dhe gjithëpërfshirjen e shqiptarëve, ndaj ne nuk lokalizohemi vetëm në adresimin si parti e çamëve. E pikërisht në një moment duke parë masivitetin e simpatizantëve tonë edhe në zona në veri si në Kukës, Tropojë apo Dibër, më doli shprehja “ Çam nuk lind, por bëhesh.”
Pas zgjedhjeve si e shikon aksionin e Dules?
Unë kam lindur e jam rritur ne Tiranë, por vazhdimisht më pyesin për Greqinë. Por mund të them vetëm se Dulja ka dalë inegzistent në këto zgjedhje. Edhe Finiqin e fitoi MEGA dhe jo ky. Ai humbi në çdo zonë. Në të gjithë artikulimin tim politik unë nuk kam thënë asnjë fjalë të pasaktë për minoritetin grek, por përfaqësimi i tyre ka qenë i gabuar që pas largimit nga politika tëVasil Melos. Ky njeri e ka rrudhur PBDNJ-në dhe as deputet nuk mund të dilte nëse nuk do të kishte votat e PS. As ky, askush nuk na intimidon dot për të kërkuar çështjet pronësore të çamëve. Ne duam marrëdhënie të mira më Greqinë, ne duam që të kalojë kriza dhe të ketë paqe.
Për herë të parë një zonjë e mbuluar bëhet antare e keshillit bashkiak?
Ajo ka një shami në kokë dhe kaq. Nuk është e mbuluar, është “e zbuluar”, ajo ka të zbuluar besimin e saj. PDIU-ja nuk i shikon njerëzit se çfarë besimi kanë, unë kam shumë katolikë në këshilla bashkiak nëpër rrethe nën siglën e PDIU-së. Zonja nuk është aty për shkak të përkatësisë fetare, por për shkak të angazhimit të saj në disa fusha. Ajo në këshillin bashkiak do të jetë një zë i fuqishëm për qytetarët e Tiranës.
Në fushatë keni folur per pronat, taksat, atdheun, familjen? Nuk jeni pak si shumë djathtas për të qenë në aleancë me të majtën?
Nuk ka programe të majtë a të djathtë. Ne kemi programin tonë, kush do PD aty e ka, kush do PS aty e ka, kush do zhvillimin të votojë PDIU-në, këtë e kam thënë gjithmonë. Sot jemi në aleancë me PS, por kjo forcë p.sh. vërtetë nuk e miratoi ligjin që propozuam ne për hapjen e dosjeve, por pronat po i kthen e majta, demshpërblimet e ish të përndjekurve po jep e majta, tani unë nuk e kuptoj se çfarë problem ka kur këto janë kauza të mira për të gjithë shqiptarët.