Të paktën 44 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 500 të tjerë janë plagosur, pas dy shpërthimeve të mëdha në qytetin verior të Kinës, Tianjin.
Mes viktimave janë 12 zjarrfikës. Shpërthimet ndodhën në në depo që magazinonte produkte kimike të rrezikshme në zonën portuale.
Një lëmsh zjarri u pa në qiell dhe ndërtesat e afërta ranë në tokë. Presidenti i vendit, Xi Jinping urdhëroi përpjekje maksimale për të shpëtuar viktimat dhe vendosjen nën kontroll të zjarrit.
Valët e shpërthimi u ndjenë disa kilometra rreth epiqendrës. Autoritetet thanë se magnituda e shpërthimit të parë ishte e barabartë me atë të shpërthimit të tre tonëve tritol ndërsa e shpërthimit të dytë me 21 tonë tritol.
Autoritetet kanë nisur edhe hetimet për rastin. Shpërthime nga pakujdesia nuk janë të pazakonta në Kinë. /tesheshi.com/