Në qendër të Kievit, jo shumë larg sheshit Besarabia, ka shpërthyer një automjet, si pasojë e të cilit një mashkull ka humbur jetën dhe një grua është plagosur rëndë.
Makina është shkatërruar tërësisht. Si rezultat i shpërthimit është dëmtuar edhe një tjetër makinë, ku ndodhej e plagosura. Kjo e fundit është transferuar në spital, transmetojnë mediat ukrainase.
Sipas dëshmitarëve, përveç gruas, në makinë ishte edhe një fëmijë, i cili nuk është dëmtuar.
Për momentin nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit. /tesheshi.com/