Dy puse nafte të kompanisë ‘Bankers Petrolium’ kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit.
Pusi i naftës nr.8 që shpërtheu ndodhet pranë zonave të banuara në këtë fshat, gjë që detyroi autoritetet lokale të evakuojnë disa familje.
Nga shpërthimi i pusit të naftës nuk ka asnjë person të lënduar. Mësimi në shkollën e fshatit Marinzë është ndërprerë për shkak të gazrave që lëshon pusi i naftës.
Pusi është ende aktiv dhe punonjësit e kompanisë ‘Bankers Petrolium’ po mundohen të vendosin situatën nën kontroll. Nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe rruga që lidh fshatin Marinzë drejt Fierit.
Shpërthimi i parë ka ndodhur në orën 06:00, dirsa i dyti rreth orës 11:00 të ditës së sotme. Drejt vendngjarjes është drejtuar edhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.