Shpërthimet masive në një depo ushtarake në Ukrainë, detyruar autoritetet të evakuojnë të paktën 24 mijë persona dhe të mbyllin hapësirën ajrore në rajon, njoftuar sot shërbimet e emergjencës në këtë vend.
Këto shpërthime kanë shkaktuar zjarr në një bazë afër vendbanimit, Kalinivka, 270 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kiev.
Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, i cili ka arritur në rajon disa orë pas shpërthimeve, tha se në këtë incident kishin dorë “faktorë të jashtëm”.
Zoryan Shkiryar, këshilltar në Ministrinë e brendshme të Ukrainës, ka shkruar në rrjetin Facebook se është “i bindur se ky është sabotim armiqësor rus” dhe ka shtuar se ky ishte zjarri i shtatë në depot ushtarake në Kalinivka.
Sipas tij, një komision shtetëror do të zhvillojë hetime për shkaqet e shpërthimeve.
Zv.ministri për informimin, Dmytro Zolotukhin, tha se shpërthimi u shkaktua si pasojë e një aksidenti dhe autoritetet po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll. /tesheshi.com/