Dy krerët e shteteve, posaçërisht ai grek dhe spanjoll, kanë shpërthyer në akuza të ndërsjellta ditën e shtunë dhe të dielë, ndërkohë që negociatat midis Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë për zgjerimin e përkohshëm të paketës së shpëtimit të Athinës ishin në vazhdim. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy kërkoi nga homologu i tij grek Alexis Tsipras të që të bëhet “serioz” dhe mos ta bëjë Spanjën dhe Portugalinë ‘’kokë turku’’.
Kritikat e Rajoy erdhën një ditë pasi Tsipras akuzoi Madridin dhe Lisbonën se ata janë përpjekur për të përmbysur politikat anti-shtrënguese të qeverisë së tij dhe synuan që ta çonin Greqinë në “asfiksi financiare”.
Edhe pse disa prej tensioneve të javëve të fundit, i njollosën marrëdhëniet midis qeverisë së re të Athinës dhe partnerëve të saj europianë -veçanërisht Gjermanisë – sërish kjo është hera e parë që ‘’shkëmbehet zjarr’’ midis qeverisë greke dhe një zyrtari tjetër evropian. /tesheshi.com/